Krasniqi: VV bëri koalicion në Gjilan me Qemajl Mustafën i akuzuar për korrupsion, e në Kamenicë me dy ish kryetarët e dështuar
Shkruan: Frashër Krasniqi
– VV në Kamenicë bëri koalicion me AAK-në, AKR-në, dy ish-kryetarët e dështuar të komunës, Shaip Surdullin (LDK) dhe Begzat Sinanin (PDK), Fatmir Matoshin ish-ministër në Qeverinë PLAN;-
VV në Gjilan bëri koalicion me Qemajl Mustafën (ish-PDK) që ishte akuzuar për krim të organizuar e korrupsion si dhe me Listën Srpska (takimet e Ismajl Kurteshit që u dokumentuan me foto nëpër medie);-
VV në Junik bëri koalicion me LDK-në;-
VV në Sharr bëri koalicion me LDK-në;-
VV në Vushtrri e mbështeti PDK-në;-
VV në Shtime bëri koalicion të fshehur me LDK-në;-
VV në Prizren bëri koalicion me zv.Kryeministren e “PLAN”-it, Albulena Balajn (dhe një pjesë të NISMA-s);
– VV në Viti bëri koalicion me AAK-në;
VV gjithkund, ama bash gjithkund, ka negociu me partitë e tjera, për mundësi koalicionesh.Pasi mblodhi keqpërdorues, karrieristë e të korruptuar, majtas e djathtas dhe e mbushi partinë me ta; provoi të bëj pazare poshtë e lartë me të gjitha partitë, pasi krejt këto nuk i mjaftuan për t’i fituar zgjedhjet, tash Albin Kurti e VV-ja kthehen tek streha “kriminelët u bashkuan kundër nesh”. N’fakt, ju i bashkuat keqpërdoruesit, konservatorët, regresistët, krejt bashkë… kundër Qendronit dhe kundër kandidatëve të tjerë, kudo që patët mundësi.