fbpx
Lajme

“Kurti pranoi fusnotën, harroi reciprocitetin, pranoi mini shengenin dhe harroi kushtet për dialog”

Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti është duke u përballur me kritika të ashpra si nga analistët ashtu edhe nga partitë opozitare.

Kryeministri Kurti po kritikohet se ka pranuar zbatimin e Mini Shengenit. Kreu i opozitës z. Enver Hoxhaj ka thënë se Kryeministri Kurti po krijon Jugosllavinë e Re. Gjithashtu, analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Kurti e ka pranuar edhe fusnotën dhe marrëveshjen e fundit me Bosnjën e ka nënshkruar me fusnotë.

Qeveria Kurti po kritikohet se nuk mbajti premtimin as për reciprocitetin, pavarësisht që Kryeministri Kurti gjatë fushatës thoshte se reciprociteti është cështje ditësh e javësh, e jo muajsh.

Në qershor do të nis dialogu, por kushtet e bëra si opozitar tanimë janë harruar. Kërkim falja, dëmshpërblimet, kthimi i të pagjeturve e kushtet e tjera që Kurti i kishte vendosur si kushte për t’u ulur në dialog, duket se janë harruar.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close