Kreu i LPK-së: Ky kolonel i ushtrisë kroate na tregoi se Ahmet Krasniqi luftoi kundër kroatëve
Ish kreu i LPK-së i cili njihet për gjuhën dhe komunikimin e tij të drejtpërdrejtë ka treguar disa detaje të panjohura më parë për ish kolonelin e vrarë z. Ahmet Krasniqi. Ai këto i ka treguar për RTSH-në.
“Ne nuk ishim që z. Ahmet Krasniqi të ishte ministër i mbrojtjes, e shkuara e tij ishte e dyshimt për ne, dhe Mensur Kosumi, kolonel i ushtrisë kroate, shqiptar i Kosovës ka treguar se Ahmet Krasniqi me gradën kolonel ka luftuar në ushtrinë serbe kundër ushtrisë kroate, por LPK kishte krijuar në Kroaci brigadën e parë që e krijoi Fehmi Lladrovci me Agim Çekun, dhe ne nuk e donim Ahmet Krasniqin, por nuk e vrisnim dot, ne me Ahmet Krasniqin kishim një marrëveshje që ai do të ndihmonte logjistiken e UÇK-së, në qershor të 1998 ai kishte dhënë 3 milion e 670 mijë marka gjermane për të blerë logjistikë”.
Poashtu, Skënder Zogaj ka treguar se “Ahmet Krasniqi bëhet personazh i jashtëzakonshëm në Kroaci, por tani kishte shfrytëzuar rastin që të kërkojë 10 ditë pushim, dhe e shfrytëzon rastin të kthehet në vendlindje dhe vendosë të mos kthehet në armatë dhe dezerton”
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=68pyxz8njZ8 18min