fbpx
Lajme

Kajtazi: Kurti do ta nxjerr Bislimin me arsyetu marrëveshjen për Asociacionin

Gazetari Vehbi Kajtazi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se e bënë të lumtur vizita e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në SHBA, ku do të takohen me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në Departamentin Amerikan të Shtetit respektivisht në ora 22:30 sipas kohës së Kosovës, shkruan Paparaci.

Kajtazi ka thënë se kjo vizitë duhet t’i bëjë të gjithë të lumtur, derisa u shpreh se vizita e Kurtit në maj të këtij viti në SHBA ishte e kot.

“Ndërhyrja në demokraci e kësaj qeverie është e rëndë dhe flagrante, në mënyrë të veçantë për të diktuar lirinë e mediave.Kjo vizitë neve të gjithëve duhet me na bë të lumtur dhe fakti që e takon është një rezultat.Vizita që ka qenë më herët ka qenë kot, kjo është tjetër nivel, ka qëndru 3 javë ditë kot në Amerikë tu shpresua që kthehet më shpejtë, por fakti që takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit është lajmi i mirë dhe mua më bën të lumtur”.

Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, udhëtuan të hënën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nënshkrimin e marrëveshjes 200-milionëdollarëshe me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close