fbpx
Lajme

Kryesindikalisti i Telekomit shoqërohej me deputetin e VV-së dhe bënte fushatë për VV-në

Kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj me anëtarësinë e vet kishte lobuar për zgjedhjet në Podujevë me Levizjen Vetëvendosje. Por, ai nuk është stigmatizuar nga partia në pushtet, ashtu siç po ndodhë më Sindikatën e Arsimit, edhe pse asnjë argument deri më tani nuk ka që Rrahman Jashari është pjesë e ndonjë subjekti politik. Tashmë dihet që Kurti e kishte mbështetur Rrahman Jasharin në dy greva, në kohën e PAN-it dhe në vitin 2019.

Me ligj të Sindiktave, por edhe me rregullore të Ndërmarrjeve Publike është i ndaluar aktiviteti dhe ngjyrimi politik.

Aq më tepër kur kreu i Sindikatës në vend që të punojë dhe t’i mbrojë interesat e punëtorëve dhe të kompanisë që është pranë falimentimit, ai shihet haptas dhe me komplet kryesinë në mbështetje të VV-së në Podujevë.

A janë të gjitha aktivitetet sindikale të Lamih Balajt në Telekom të lidhura kryekeput për interesat e një partie politike? Fotografitë flasin shumë!

Në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar disa nga këta anëtarë të kryesisë së kesaj sindikate figurojnë si donatorë të VV-së.

Integriteti, paanëshmëria, profesionalizmi dhe etika e kryesindikalistit Balaj vihet në pikëpyetje dhe aq më tepër me qendrimin e tij kundër çdo menaxhmenti dhe sidomos Bordit aktual, ku ai nuk e njeh.

Balaj i ka akuzu të gjithë qeveritë dhe të gjithë ministrat e linjës, përveç ata të emëruar nga ish Qeveria Kurti./frontonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close