fbpx
Lajme

Rama nga Brukseli: S’ka asnjë provë për trafik organesh nga udhëheqësit e UÇK! KiE të kërkojë falje

Nga Brukseli pasi u çelën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Gjykata e Hagës është krijuar në bazë të një raporti sipas tij të mbushur plot me gjepura duke akuzuar se po mban padrejtësisht në burg ish-krerët e UÇK-së në Kosovë, nën akuzat për krime lufte e trafikim të organeve të qenieve njerëzore.

Rama u shpreh se nga hetimet nuk ka asnjë provë për trafik të organeve nga udhëheqësit e UÇK ndaj theksoi se KiE duhet të kërkojë falje.

Ka një dallim mes meje dhe zotërisë. Unë nuk ngre akuza pa fakte. Ndaj nuk kam thënë asnjëherë që ka qenë i manipuluar sistemi nga Rusia. Nuk do ta thoja sepse sot nuk e di nëse ishte apo jo Rusia pjesë e kësaj loje. Por është një histori e trafikimit të organeve që u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër. Dhe nga zëdhënësa rusë prandaj çfarë thashë dhe çfarë mund të them sërish është se duke parë akuzat nuk ka asnjë, fakte zero apo qoftë edhe dyshime mbi trafikimin e organeve.

Dhe si e vutë re kjo Gjykatë e Hagës është krijuar vetëm në bazë të këtij raporti plot me gjepura që ka sjellë pikërisht në jetë këtë lloj gjykate speciale. Edhe hetime pse hetimesh janë bërë në Kosovë dhe Shqipëri të pavarura nga çdo lloj ndikimi.

Zero përqind të trafikimit të organeve njerëzore. Kërkojmë t’i themi botës që kjo ishte maskaradë. Përmes një sasie balte të hedhur ndaj të gjithë vendit dhe një shteti të pavarur si është Kosova dhe LANÇ. Nuk ka asnjë provë të kushedi sa hetimeve që ka pasur trafik të organeve njerëzore nga udhëheqja e kësaj ushtrie që në fakt ka qenë viktimë e një sulmi. Askush nuk duhet të përpiqet ta përshtjellojë në mënyrë tjetër. Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të KiE dhe KiE duhet të gjejë kurajon të dalë përballë dhe të thotë na falni.

Është e pamundur të akuzosh një komb të tërë që u çlirua nga një përpjekje kaq e madhe e koalicioneve demokratike dhe falë një ushtrie çlirimtare përkundër një makinerie të spastrimit etnik dhe krejt papritur të hidhen në thellësitë e mediave dhe plehrave gazetareske. Kjo ka të bëjë me raportin e atyre që kanë mbështetur KiE. Shqipëria është shumë e vogël të ndryshojë fatin e një vendimmarrje në nivel të lartë”, tha Rama.

Ish-anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty ka bërë një raport mbi ato që ai i quan krime të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas këtij raporti, një rrjet i drejtuar nga Thaçi dhe liderë të tjerë të UÇK është përfshirë në trafikimin e heroinës, armëve dhe organeve njerëzore pas përfundimit të konfliktit të viteve 1998-1999. Madje Marty arrinte deri aty se serbët thuhej se janë rrëmbyer dhe vrarë për t’u marrë organet.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close