Lajme
Kryetarja e LSI-së: Do të ia ha veshin Edi Ramës
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, iu bashkua protestës së të rinjve.
Bashkë me disa ish-deputetë të LSI bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e makinave.“Unë do ta shkel ligjin e Edi Ramës. Do qëndroj këtu sa të kemi mundësi. Unë mendoj se ky është reagimi im i momentit. Nuk i njoh ligjet e Edi Ramës. Nuk e njoh as Edi Ramën as kush është me Edi Ramën. Është territori i Shqipërisë dhe jo i Serbisë. Vetëm një serb mund të prishë Teatrin Kombëtar “, shkruan Oranews përcjell Klan Kosova.
Në një debat me një qytetar i cili i kërkonte asaj që të premtonte se nuk do të amnistonte këtë krim të rëndë Kryemadhi i tha prerë: “Unë do ia ha veshin Edi Ramës. kaq po te them”.