fbpx
Lajme

Kurti 2018: Litra e naftës 1 euro e 22 centë, po shtohen xhipat qeveritarë

Atëbotë në opozitë. Albin Kurti saktësisht me 4 Nëntor 2018 kishte kritikuar dukshëm Qeverinë e atëhershme që udhëhiqej nga Haradinaj, për çështjen e shtrejtimit të naftës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti thoshte se që nga shpallja e Pavarësisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrejtë, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, rekordi tani është thyer. Aktualisht, një litër naftë në vendin tonë kushton 1 euro e 27 centë, gati 5 centë më shumë sesa koha kur Kurti nuk i ndalte kritikat ndaj ekzekutivit.

Madje, ai shtonte se po rritje numri i xhipave të  qeveritarëve që e kanë naftën e lirë, gjë për të cilën është kritikuar edhe vet Kurti nga qarqet opozitare aktuale.

Më poshtë edhe postimi i Kurtit. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close