fbpx
Lajme

Qeveria Thaçi shpenzoi më së paku para për mëditje jashtë vendit, krahasuar me qeveritë tjera

Kabineti i Kurtit nuk ka bilanc të mirë në shpenzimin e karburanteve krahasuar me qeveritë tjera. Poashtu edhe për meditje jashtë vendit Qeveria Kurti ka shpenzuar më shumë se Qeveria Thaçi. Qeveria Kurti ka shpenzuar 1939 euro, ndërsa Qeveria Thaçi 1 asnjë, ndërsa Qeveria Thaçi 2 vetëm 110 euro. Më së shumti ka shpenzuar Qeveria Haradinaj 7628 euro.

Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit Albin Kurti, ka prezantuar shpenzimet që kanë bërë kabinetet e kryeministrave të Qeverisë së Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2021.

Dalipi ka prezantuar listën me shpenzimet e kabineteve qeveritare nga 25 fusha.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Dalipi, Qeveria Kurti I ka shpenzuar më së paku para në krahasim me qeveritë tjera duke llogaritur mesataren e shpenzimeve të gjitha fushave.

Mirëpo, jo në të gjitha fushat Qeveria Kurti qëndron më mirë në krahasim me qeveritë tjera.

Duke iu referuar të dhënave të prezantuara nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Qeveria Kurti II ka shpenzuar më së shumti para për karburant në krahasim me të gjitha qeveritë tjera.

Gjatë nëntë muajve të qeverisjes, Qeveria Kurti II për secilin muaj ka shpenzuar mesatarisht 5,052 euro për karburant për vetura, Qeveria Hoti  – 4,623 euro, Qeveria Kurti I – 1,771 euro, Qeveria Haradinaj – 4,681 euro, Qeveria Mustafa – 999 euro, Qeveria Thaçi II – 958 euro, Qeveria Thaçi I – 2,181 euro.Që nga shpallja e Pavarësisë, në Kosovë Qeveria Thaçi I ka qeverisur për 37 muaj, Qeveria Thaçi II ka qeverisur 46 muaj, Qeveria Mustafa 33 muaj, Qeveria Haradinaj 30 muaj, Qeveria Kurti I 4 muaj, Qeveria Hoti 9 muaj dhe Qeveria Kurti II ka marrë mandatin që 9 muaj./Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close