Kurti dikur: Qytetarët e Kosovës janë të varfër, taksa 5 euro është e lartë (Video)
Qeveria Kurti do t’u vendosë tiketa veturave të regjistruara, ku secila prej tyre do të kushtojë 5 euro.
Periskopi dje ka raportuar gjatë gjithë ditës lidhur me këtë temë, ku madje ka gjetur në treg, tiketa të tilla që mund të porositem me çmim sa gjysma e gjysmës së 1 centi. Lidhur me këtë, sot në Kuvendin e Kosovës, pozita është kritikuar nga opozita ndërkaq PSD, ka organizuar aksion simbolik ku edhe kanë pasuar arrestimet e dhunshme të zyrtarëve të saj dhe qytetarëve që protestonin.
Kryeministri Albin Kurti, dikur kishte kritikuar ashpër taksën prej 5 eurosh në Rrugën e Kombit për kosovarët.
Kurti deklaronte se ‚qytetarët e Kosovës janë të varfër‘ të paguajnë këtë çmim.
„Qytetarët e Kosovës janë qytetarë të varfër, të vetmin det e kanë bregdetin e Shqipërisë këtu, ai cmim është shumë i lartë, më mirë do të ishte përmes taksave të shtetit besoj unë, të kihet ndjeshmëri për qytetarët të cilët nuk arrijnë të shkojnë tjetër ku përvec në Shqipëri. E tash në këtë pranverë kur i kemi marrëdhëniet shumë të vështira me të gjithë fqinjët tanë, besoj se më së paku është dashur një situatë e tillë me Shqipërinë“, kishte deklaruar Kurti. /Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=oizZFg0hKJk&feature=emb_err_woyt VIDEO