fbpx
Lajme

Kusari-Lila kërcen “vallen” e re | Kërkonte hetime për aferën “Pronto”, paralajmëron dy padi për aferën e saj “Zdravo”

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në kohën e publikimit të së ashtuquajtures afera ‘Pronto’, si kryetare e Gjakovës kërkonte hetime dhe përcjellje të këtij rasti deri në fund nga institucionet e drejtësisë dhe mediat.

“Të ketë pajtueshmëri të plotë për demarkacionin mes pozitës dhe opozitës. Nuk është se nuk e kemi ditur për aferën “Pronto” duhet të ketë një realitet tjetër duhet të ketë edhe hetime edhe përcjellje deri në fund.”, kishte thënë Kusari-Lila më 7 shtator 2016 në Infomagazine të Klan Kosovës.

Ndërsa, tash si shefe e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila në përgjimet e publikuara koordinohet me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, në lidhje me heqjen e veteranëve të UÇK-së nga Ligji për Pagë Minimale, ajo nuk ka kërkuar hetim apo përcjellje, por ka paralajmëruar padi.

Madje, thotë se i ka përgatitur dy të tilla.

“Unë i kam përgatitur dy kallëzime penale, që do të dorëzohen brenda pak ditësh. Një ndaj ish- deputetit Slavko Simiq dhe tjetrin ndaj gazetarit dhe portalit që i ka publikuar (Nacionale), i ka edituar ato inqizime”, ka paralajmëruar Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se edhe në Kryesi është përgjigjur për këto audioincizime. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close