fbpx
Lajme

Behgjet Pacolli ishte marrë në pyetje se ia kishte dhënë veturën e tij Selim Broshës

Përfshirjen e Pacollit në dosjen e vrasjes e dëshmon ky dokument i Entit Federal të Kriminalistikës (Bundeskriminalamt) të Gjermanisë së atëhershme perëndimore. Dokumenti është dëshmia deri më tani më bindëse që e lidh  Behgjet Pacollin me  këtë rast.

Drejtësia në Kosovë nuk e ka rihapur dosjen e gjykimit të tre veprimtarëve të saj vrarë në Gjermani në vitin 1982,  por  autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë,  dosjen e vrasjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës nuk e kanë mbyllur ende. Autoritetet gjermane janë duke punuar në zbulimin e vrasësve dhe përgatitësve të atentatit si dhe të informatorëve dhe bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret jugosllav UDB.

Sipas notës zyrtare të policisë gjermane, Behgjet Pacolli është marrë në pyetje për shkak se ia kishte dhënë veturën e tij me targa zvicerane agjentit të UDB-së, Selim Brosha, i vrarë në Prishtinë pas luftës. Vetura Mercedes e Pacollit kishte këta numra mbi targa: TI-30408. TI është shkurtesa e kantonit të Tiçinos në Zvicër, ku Pacolli ka vendbanimin e tij të dytë dhe ku jetonte në fillim të viteve 80-të.

Ja deklarata e plotë e Pacollit para hetuesit zvicerian

Enti Federal i Kriminalistikës (Bundeskriminalamt)

ST 33 për LKA BË (Enti i Kriminalistikës i Landit Baden-Ëürttemberg)

Aktualisht në Heilbronn, më 5 shkurt 1982

Notë zyrtare

Lënda: Vrasja e trefishtë e tre jugosllavëve në ekzil më 17.1.1982 në Untergruppenbach, Qarku i Heilbronnit;

këtu: dyshimi (indikacioni) sa i përket veturës Mercedes, me targa zvicerane TI-30408

Më datën 5 shkurt 1982 zoti ZËEIFEL nga Policia Federale në Bernë njoftoi përmes telefonit se është kryer verifikimi i alibisë i mbajtësit të targave me numrat e lartpërmendur.

Mbajtësi Behgijet PECOLLI (Behgjet Pacolli) deklaroi me sa vijon dhe këtë e dëshmoi përmes vulave në pasaportë dhe faturave të hoteleve:

tha se më 9 janar 1982 ka udhëtuar nga Chiasso në Jugosllavi.

10 janar 1982 – 03:00 – kalimi i kufirit.

Tha se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për në Shqipëri. Tregoi se me veturën e tij Mercedes ka udhëtuar deri në kufirin e Shqipërisë, ku e kishte lënë veturën. Tha se udhëtimin në Shqipëri e kishte bërë për shkaqe zyrtare, andaj nga pika kufitare Sedar kishte udhëtuar më tutje me një veturë zyrtare.

Sipas tij, më 17 janar 1982 përsëri ishte kthyer në Jugosllavi (vula hyrëse gjendet në pasaportë). Tha se në orën 03:00 (18.1.82) kishte arritur në vendlindje, ku kishte qëndruar deri më 20.1.82. Më 21.1.1982, sipas tij, ishte kthyer në Zvicër.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai (Pacolli) tha se e njeh Selim BROSHËN. Bëhet fjalë, sipas tij, për një kushëri të largët. Pacolli tha se e di që BROSHA është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA). Por tha se mban pak kontakt me BROSHËN.

Raporti mbi verifikimin e alibisë i dërgohet Komisionit të Veçantë; po ashtu edhe kopjet e dëshmive të ofruara.

(Nënshkrimi)

(Müller) KHK

Pikpyetjet e deklaratave të Pacollit në hetuesi

Behgjet Pacollin e kishte marrë në pyetje Policia Federale e Zvicrës me kërkesë të palës gjermane. Gjatë verifikimit të alibisë nga ana e hetuesve zviceranë, Pacolli thotë se në fillim të janarit 1982, pak ditë para vrasjes, ishte kthyer nga Zvicra në Jugosllavi, me qëllim që pastaj të shkojë në Shqipëri.

Në deklaratën e tij Pacolli  thotë se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për të vizituar Shqipërinë.

Këtu lind dyshimi I parë.   Republika e Shqipërisë në atë kohë nuk ka pasur kurrfarë përfaqësie konsullore apo diplomatike në Maribor të Sllovenisë, që ishte pjesë e Jugosllavisë. E vetmja përfaqësi diplomatike e Shqipërisë në Jugosllavi ka qenë Ambasada e Shqipërisë në Beograd.

Pacolli thotë se në Shqipëri ka hyrë përmes pikës kufitare të quajtur Sedar. Është e paqartë se ku gjendej kjo pikë kufitare mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë, por ndoshta është fjala për Shkodrën. Por ama nuk ka asjë pikë zyrtare të tillë

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet zvicerane, Pacolli tha se e njeh Selim Broshën. Pacolli po ashtu tha se e dinte që Brosha është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA), pra Shërbimin Sekret Jugosllav.

Kjo është një dëshmi tjetër që Pacolli me vetëdije ka mbajtur kontakt me një agjent jugosllav si Brosha dhe, siç dyshohet, ia ka dhënë atij edhe veturën për t’u shërbyer gjatë aktiviteteve të tij në luftimin e patriotëve shqiptarë nga Kosova me banim në Gjermani dhe Zvicër.

Donika Gërvalla vajza e Jusuf Gërvallës, në një intervistë në emisionin Rubikon të KTV-së në janar 2014. Duke aluduar në Pacollin ajo pati thënë: “Emrat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes së hetimeve dhe përmenden në këtë dosje”. Me sa duket bëhet fjalë për këtë dokument.

Drejtësia në Kosovë e ka detyrë të hap dosjen e gjykimit për tre veprimtarët e saj politikë vrarë në Gjermani nga shërbimi sekret serb. Si çdo i përmendur në dosje edhe Pacolli duhet të hetohet për këtë vrasje nga drejtësia shqiptare në Kosovë.

Fakti se duke ia dhënë veturën Selim Broshës është bërë pjesë e logjistikës për përgatitjen e atentatit në Gjermani dhe fakti që e pranon se e ka ditur që Brosha është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA), janë dëshmi të forta që e lidhin me ngjarjen.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close