Kush nga Serbia do ta nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën
Deputetët e Partisë popullore (Narodna stranka) në Serbi kanë kërkuar nga kryetarja e Kuvendit Mja Gojkoviq që urgjentisht të caktojë një seancë të posaçme parlamentare në të cilën të debatohet për bisedime teknike e politike të Beogradit e të Prishtinës në Bruksel.
“Kemi propozuar që në seancë të marrin pjesë Ana Bërnabiq, Ivica Daçiq dhe Marko Gjuriq. Përgjigjen ende s’e kemi marrë pasi është e qartë e se kryetarja e Kuvendit e fton seancën për Kosovën vetëm nëse e urdhëron Aleksandar Vuçiqi. Seanca e vetme me temë Kosovën është mbajtur në prillin e vitit 2013, pas parafimit të Marrëveshjes së Brukselit “, ka thënë për “danas” Dijana Vukomanoviq, deputete e kësaj partie.
Në pyetjen se a do ta vërë Vuçiqi nënshkrimin në marrëveshjen e për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ajo është përgjigjur:
“Mendoj të jetë i mundshëm supozimi që Vuçiqi t’ia ketë imponuar rolin e personit që do ta nënshkruajë marrëveshje ndërmjet Beogradit e Prishtinës Ana Bërnabiqit, ashtu siç bëri Ivica Daçiqi në vitin 2013. Ai që do ta vërë parafin në marrëveshje, duhet të jetë i vetëdijshëm se me të e jep edhe ulësen e OKB-së për Kosovën. Nëse Vuçiqi eviton të vërë nënshkrimin deh delegon dikë tjetër, ai do të veprojë si kryetari maqedonas Ivanov për të refuzuar dekretin për ratifikimin e marrëveshjes me Kosovës nëse vlerëson se do ta humbasë pushtetin. Vuçiq mudn ta dërgojë marrëveshjen e edhe në Kushtetuese, ashtu siç e dërguan kosovarët marrëveshjen për AKS-në”.