Kushner: Nuk kam qenë administrator, kam qenë mbreti i Kosovës
Kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kushner, ka rrëfyer për detyrën që ka pasur nga viti 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Ai ka thënë se roli i tij ishte të sjell paqe në Kosovë.
“Kishte tre katër qeverisje atëherë: Rugova, Thaçi, Qeveri e Përkohshme dhe unë që ish i ngarkuar për të qeverisur. Kam mbërri këtu me 15 korrik 1999, me 14 jam emëruar, ishte dita e Pavarësisë së Francës”.
“Nuk kam qenë administrator, kam qenë mbreti i Kosovës”, ka thënë Kushner, në Zona B të Klan Kosovës.
“Kam qenë përfaqësues i veçantë i Sekretarit të përgjithshëm të kombeve të bashkuara dhe është dashur ta implementoj Rezolutën e OBK-së, 1244, e cila kërkonte nga unë të ndërtoja një autonomi substanciale”, thotë ai.
“Kjo nuk do të thotë asgjë. Shumë shpejtë kuptova, që nuk kishte autonomi substanciale të mundshme derisa njerëzit nuk flisnin mes vete. Ka pas maskara në luftë, çka shqiptarë e serbë nuk mund të pajtoheshin për debat. Por ka pasur të ardhme dhe besoja që shumë shpejt të kërkohej pavarësia”.
“Nuk ka pasur rrymë, Obiliqi nuk funksiononte, kishte vrasje, nuk ka pasur polici, forca të rendit. ”, tha Kushner.