Lajm i mirë: Rritet paga minimale
Paga minimale në vend aktualisht është e kategorizuar 130 euro për të punësuarit deri në moshën 35-vjeçare dhe 170 euro për të punësuarit mbi moshën 35-vjeçare.
Kosovarët kanë pritur pothuajse 7 vjet që të ndodh një rritje.
E deklarimet e fundit, që paga minimale në Kosovë të jetë 250 euro, po komentohet në mënyra të ndryshme.
Kjo rritje ishte kundërshtuar nga ana e Ministrit të Financave, Bedri Hamza.
E arsyetimi i tij kishte qenë për shkak të implikimeve buxhetore.
Mirëpo, dikush nga Qeveria po siguron se kjo rritje tashmë është punë e kryer.
Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, deklaratat e Hamzës i quajti të ngutshme, dhe kërkoi nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Recica që të nis procedurat qeveritare për një vendim të tillë.
Ekonomistët thonë se paga prej 170 euro, as që mund të quhet pagë minimale dhe nuk mund të arsyetohet në asnjë parim ekonomik.
Aq më tepër kur minimalja krahasohet me pagën e qeveritarëve
E Ministri Hasani foli edhe për vendimet e Qeverisë, që prioritet kryesor në ekonomi të jetë biznesin vendës.
Ai premtoi se gjatë këtij viti në Kosovë do të ketë rritje të madhe të investimeve të huaja. Duke shtuar se këto investime do të ulin dukshëm papunësinë në vend.
Hasani foli edhe për masat e embargos për disa produkte që vijnë nga vendet e rajonit, duke thënë se nuk janë duke i favorizuar produktet kosovare, por që sipas tij produktet vendore po i bëjnë të konkurueshme me ato të rajonit