fbpx
Lajme

Konjufca: Isa Mustafa e ka parim dhe program vetëm kolltukun e tij, ka lindur me mosbesim

Ish shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, aktualisht kryeparlamentar, para disa vitesh e kishte sulmuar shumë ashpër liderin e LDK-së, Isa Mustafën, duke e quajtur njeri pa parime dhe të lindur me mosbesim.

Përmes një videoje që po qarkullon në Facebook, Konjufca dëgjohet duke thënë se nëse ia ofroni kolltukun, nëse ia ofroni pozitën Isa Mustafës, të gjitha ato që i thotë bien në ujë, sepse ai është parimi edhe programi qeveritar i tij.

“Ky është programi qeveritar i Isa Mustafës, fillon dhe përfundon te kolltuku. Nëse ia ofroni kolltukun, nëse ia ofroni pozitën, të gjitha ato që i thotë bien në ujë, sepse ai është parimi edhe programi qeveritar i tij. Është karrigia e kryeministrit dhe kjo nuk ka lidhje as me qytetarët e Kosovës dhe as me shtetin tonë. Pra, që kur ka lindur ky, ky ka lindur me mosbesim. Nuk është se po ia krijojmë ne mosbesimin tash në vitin 2017, Isa Mustafa në vitin 2014 ka lind me mosbesim”, dëgjohet duke thënë Konjufca.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close