fbpx
Lajme

“Turpi s’paska fund”, Selmanaj i ashpër me VV-në pasi dështoi votimi për heqjen e 15 viteve të stazhit

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar për shkak të mosvotimit të projektligjin i cili e heq kufizimin diskriminues për 15 vite stazh të sigurimit pensional, për qytetarët e Kosovës nga LVV-ja dhe partnerët e saj.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qëllimi i këtij projektligji ishte njohja e të drejtës së stazhit të punës për përiudhën 1990-1999.

Sipas tij, me këtë do të iu njihet e drejta në pension kontributiv për këto vite sa ishim nën pushtimin e egër serb.

Ky diskriminim, nxjerr konkludime absurde se si politika jonë i ka trajtuar dhe po vazhdon ti trajtoj një numër kaq të madh të qytetarëve tonë, për shkak se kanë zgjedhur të mos punojnë nën regjimin pushtues serb”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Siç thotë ai, kanë mbetur edhe 11 mijë pensionistë kontribut pagues që diskriminohen nga ligji që sot aplikohet në Kosovë.

Për kujtesë, pas njohjes së stazhit të mësimdhënësve, aktualisht kanë mbetur edhe rreth 11 mijë pensionistë kontribut pagues që diskriminohen nga ligji që sot aplikohet në Kosovë. Mos te harrojmë që një numër i madh i tyre tashmë kanë vdekur dhe shumë prej të tjerëve janë në moshë të shtyrë dhe duke pritur fundin e këtij diskriminimi irracional”, ka thënë ndër të tjera Selmanaj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close