fbpx
Lajme

‘Letrat Thaçi-Kurti’: Zyra Ligjore e Qeverisë: Nuk qëndrojmë prapa atij opinionit ligjor

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e publikoi një letër ku pretendonte se Presidenti Hashim Thaçi, në vitin 2013 në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, ka bërë ‘marrëveshje sekrete’ me NATO’n, që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk do të hyjë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe, shkruan Gazeta Metro.

Për këtë ‘marrëveshje sekrete’ siç e quan Kurti, tha dje si ju ishte referuar një opinioni ligjor të zyrës së kryeministrit, mirëpo kjo po del të jetë e pavërtetë nga Kurti.

“Marrëveshja është mbajtur fshehtë, bëhet fjalë për një marrëveshje ndërkombëtare sipas opinionit së zyrës së kryeministrit, opinonit ligjor, tash e kanë 120 deputetë të Kuvendit të Republikës edhe opinionin ligjor të kryeministrit edhe letrën time dërguar kryeparlamentares Osmani dhe shkëmbimin e letrave mes ish-kryeministrit edhe ish-sekretarit të NATO’s”, ka thënë Kurti dje duke u mbështetur tek opinioni ligjor, transmeton Gazeta Metro.

“Këshilltarët ligjor të zyrës së kryeministrit e dhanë opinionin juridik të cilën e kemi shpërndarë tek ju tashmë”, tha Kurti, transmeton Gazeta Metro.

Kjo po del të jetë e pavërtetë nga Kurti, pasi Zyra Ligjore e Kryeministrit kanë thënë sot se nuk qëndrojnë prapa atij opinioni ligjore që e ka përmendur Kurti dje para gazetarëve, kjo del të jetë se ai ‘opinion ligjor’ dhe ajo ‘marrëveshje sekrete’ të jetë përgatitur nga këshilltarët e tij.

Mentor Borovci, drejtor i Zyrës Ligjore të kryeministrit ka thënë se kjo letër nuk ka kaluar nga e zyra ligjore, ai tha se çdo opinion që lëshon zyra ligjore shkruhen dhe nënshkruhen nga zyrtarët përgjegjës duke përfshirë edhe drejtorin.

“Nuk është shkruar nga ana e zyrës ligjore. Nuk ka kaluar as nga ne, opinionet e zyrës ligjore shkruhen edhe nënshkruhen nga zyrtarët përgjegjës, përfshirë edhe drejtorin e zyrës ligjore. Çdo opinion që e lëshon zyra ligjore ne e autoidentifikojmë duke nënshkruar dhe marrim përgjegjësi profesionale”, ka thënë Borovci në një përgjigje për Periskopin.

Reagime të shumta për manipulime nga ana e Kurti ka pasur nga shumë analistë, publicist e njohës të çështjeve kushtetuese.

Avokati, Dasdit Pallaska njohës i çështjeve juridike, tha se ka mundësi që kryeministri nuk ka gjetur asnjë jurist që e nënshkruan një ferman qesharak siç e quan ai.

“Edhe kjo ndodhi në Kosovë, “opinion ligjor” pa autor. Dhe atë nga zyra e Kryeministrit me notën ma të naltë mesatare gjatë studimeve universitare në histori të Kosovës dhe rajonit. Ka edhe mundësi që nuk kanë gjetur asnjë jurist që e nënshkruan një ferman qesharak të urdhëruar nga shefi ku referencat ligjore janë hedhur si të ishin kocka zari në tavolinë bixhozi”, ka shkruar Pallaska në Facebook.

Njëjtë reagoi edhe Enver Hasani, i cili këtë letër shkëmbim mes Kosovës dhe NATO’s e ka quajtur si diçka normale dhe nuk përmban asnjë shkelje ligjore të Kushtetutës.

Po ashtu edhe ish-kryeministri Haradinaj tha se kjo deklaratë e Kurtit dhe ‘zbulim i tij’ nuk është i saktë, pasi FSK’ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës dhe ka të drejtë të shkon në Mitrovicën e Veriut kur të dëshiron.//gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close