Diplomati francez: Serbia synoi t’i marr peng vëzhguesit e OSBE-së me uniforma të UÇK-së
Ish diplomati dhe shkrimtari francez, Gabriel Keller, i cili ka shërbyer edhe në Kosovë, e ka botuar në vitin e kaluar librin me titull “Për luftën në Kosovë”.
Në këtë libër, Keller i cili ka shërbyer si ambasador në Jugosllavi në nga viti 1995 deri në vitin 1996 dhe më pas si zëvendëskryesues i OSBE-së në Kosovë në vitet 1998-1999, në një pjesë i referohet një gjenerali me inicialet DZ, shkruan Demokracia.com.
“Gjenerali DZ njofton përfaqësuesit jugosllavë se për “njoftime serioze” dhe (“informacione të forta të inteligjencës”) kanë arritur në MVK, sipas të cilave Armata jugosllave do të merrte parasysh mundësinë e bllokimit të misionit në rast të evakuimit (misioni të OSBE)”, shkruan Keller në libër.
Misioni i OSBE-së ishte larguar nga Kosova pak ditë para fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve të forcave serbe në Kosovë dhe pjesë tjera të ish Jugosllavisë së atëhershme.
“Veprime tjera të ‘shpërqendrimit’ do të merren parasysh nga policia, sipas burimeve të njëjta, kanë të bëjnë marrjen peng të vëzhguesve të OSBE-së, pastaj të vrasin Walkerin (William Walkeri ishte shef i misionit të OSBE-së që bëri jehonë në të gjithë botë duke e faktuar masakrën e Reçakut). Këto veprime do të mund të udhëhiqen nga pjesëtaret e MUP-it (policia serbe) që do të bartin uniformat e UÇK-së. Më në fund, autoritetet jugosllave janë paralajmëruar se manovrimet e Armatës jugosllave në afërsi të pozicioneve të UÇK-së nga bashkësia ndërkombëtare mund të konsiderohen vetëm si provokime”, shkruan tutje Keller në librin e tij.
Keller pas përfundimit të luftës në Kosovë ishte shef i misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian në ish Jugosllavi në vitin 2000. Ai po ashtu shërbeu edhe si ambasador në ish Jugosllavi (më pas Serbia dhe Mali i Zi) nga viti 2000 deri në vitin 2003. /Demokracia.com/