fbpx
Lajme

Lushtaku: Fehmiu më thoshte “Ne kemi me qenë të lirë, por në Mitrovicë ka me qenë luftë tjetër”

Sami Lushtaku kishte treguar për veprimtarin Bedri Islami se si i kishte tërhequt trupat e vrarë të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe cili ishte komunikimi disa ditë para vrasjes së tyre.

Sami Lushtaku:

“Fillimisht dëgjuam se është plagosë, por nuk e besonim se është vra. Edhe plagosja na dukej shumë. Folëm me Ramizin në telefon, na tha se “duhet t’i merrni trupat, me i sjellë trupat në shtëpi, njëlloj si me i pa të gjallë”. Morëm vendim me shkue dhe me i sjellë. Kishin kalue tri ditë luftë. Kam kërkue që të mos vijë Nura me Fadil Kodrën, sepse nuk e dinim se ku po shkojmë, a ishin aty forcat serbe a jo. Kemi shkue tek vendi i ngjarjes, tek istikami, gjetëm trupat, kishim droje se mos ishte vendi i minuar. Fehmiu dukej si i gjallë. Kishte dy plumba në shpatull. Plumbi i parë e kishte plagosur rëndë, plumbi i dytë e ka keqësuar gjendjen. E ka marrë në të njëjtën kohë me Xhevën.

Ka qenë moment shumë prekës kur i kemi nxjerrë shokët që nuk ishin më, me të cilët ke punuar sa vite, që i ke dashur dhe u ke besuar. Kemi qenë të mërzitur, por edhe e kishim kryer amanetin e shokut tonë, i kishim sjellë trupat. Kemi menduar se mund të vriteshim, ishim të gjithë gati me vdekë.

Fehmiu thoshte pak kohë para 22 shtatorit se nuk është problem lufta në Kosovë. Krejt lufta do të bëhet rreth Mitrovicës. Ne kemi me qenë të lirë, por në Mitrovicë ka me qenë luftë tjetër. Atëherë nuk e kemi besuar shumë, por ai e kishte ditur saktësisht. I tillë burrë ka qenë”.

Kjo ndodhi në ditën e pestë të pasrënies. Kohë lufte, kohë vrasjesh dhe masakrash. Ata shkuan të prehen në kodrinën buzë luginës, krejt afër vendit ku kishin hedhur shtat. Më pas, në atë luginë, familja e Fehmiut, ngriti varrezat e gjithë të rënëve, në një vend të vetëm, për të mos e ndarë përjetësisht Fehmi Lladrovcin nga ushtarët e tij, nga ata që e ndoqën besnikërisht deri në fund dhe u flijuan së bashku me të.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close