Lutfi Haziri: Ne në LDK e dimë se për çfarë përdoret karriga, për mu ulë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se përplasjet në LDK janë të instaluara nga PDK-ja, trasnmeton Gazeta Metro.
Haziri është shprehur se se zgjedhjet e brendshme në këtë parti janë në përfundime sipër. Ai në emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com, ka komentuar edhe përplasjet e parregullsitë në disa nëndegë të LDK-së.
Sipas tij në LDK e dinë mirë se për çfarë përdoren karriget, por siç tha ai përplasjen në degë të LDK-së me karrige ua ka lënë shprehi PDK.
Kemi nejt pak me PDK-në në koalicion dhe na i kanë lënë disa shprehi të këqija kjo pasi që zgjedhjet në PDK kanë prodhuar arrogancë dhe cinizëm. Ne në LDK e dimë se për çfarë përdoret karrige, për mu ulë. Por në PDK nuk e dinë se një karrige është për një njeri, e ata kanë marrë shumë karrige”, është shprehur ai
Haziri ka komentuar edhe zgjedhjet në PDK dhe deklaratat e Sami Lushtakut i cili ka thënë se janë 4-5 njerëz të fortë të PDK-së që udhëheqin me gjithçka në Kosovë.
“Janë pesë emra që i ka thënë Lushtaku, ai e din saktë për kënd po flas, por i pari është Kadri Veseli. Atij i atribuohet, sepse me i thënë njerëzve hyni në strukturë zgjedhore, konkurroni, zgjedhuni dhe në fund largohuni kjo ndodhë në një parti që ka demokraci të vogël. Tendenca që shkoni ju ballafaqonu me drejtësinë e mandej shohim”, është shprehur ai.
Ndër të tjera ai ka thënë se ende nuk dihet se kur do të mbahen kuvendi zgjedhor për të parin e LDK-së dhe për udhëheqjen e re të kësaj partie.
“Ne nuk kemi qartësi në datë për zgjedhjet e LDK-së për kryetar. Gjatë kësaj jave LDK bënë vlerësimin sepse kemi një numër të ankesave në tri nëndegë, në Prishtinë është Mati, është qendra në Mitrovicë, dhe fshati Koshare në Ferizaj. Kurse lidhur me kryetarin e LDK-së ne kemi një marrëveshje politike brenda strukturës. Formati i liderit të fuqishëm në LDK nuk ka funksionuar që nga vdekja e Ibrahim Rugovës për këtë unë jam për marrëveshje politikë për udhëheqje të LDK-së. Nëse nuk funksionon unë e shpall kandidaturën në Kuvendin zgjedhor”, ka theksuar ai.