Media “fake” e militantit të VV-së i paraqet drenicasit si “serbë” e Skenderajn si “Kralevë”
“Bizare dhe Skandaloze” – Kështu mund të quhet montazha që një media “fake” e një militant të Vetëvendosjes ua ka bërë disa qytetarëve të Skenderajt që dolën për të festuar fitoren e PDK-së në këtë komunë.
Kjo faqe me emrin “Ledion Media”, qytetarëve që u bënë viral me festimet e tyre në sheshin e Skenderajt u është referuar si serbë të Kralevës, e madje duke ua vendosur edhe flamurin e Serbisë në video, shkruan lajmi.net.
Në videon e edituar që e ka postuar kjo faqe propagandistike e Vetëvendosjes, dëgjohet edhe një muzikë që në dëgjim të parë duket se është serbe.
Skenderajn, ata e kanë quajtur “mini Kralevë”.
Por kush qëndron prapa kësaj media “fake” dhe propaganduese?
“Lavdim Londra” është emri i militantit që është pronar i kësaj faqeje. Ai është një aktivist dhe militant i flaktë i Vetëvendosjes.
Për identitetin e tij, kishte shkruar edhe Mentor Hoxhaj nga Komuniteti për Siguri Kibernetike e Private.
Ai e kishte specifikuar këtë faqe që shpërndanë “Fake News” dhe prapa së cilës qëndron personi, militanti i VV-së me emrin Lavdim Londra.
Vlen të përmendet se kjo nuk është video e vetme e kësaj media fiktive që merret me nxitje të urrejtjes mbi baza partiake dhe regjionale.
Mjafton të hidhni një shiqim në arkivën e kësaj faqeje në Facebook dhe aty do të gjeni video-montazha nga më bizaret që godasin kundërshtarët e Vetëvendosjes.
Ky medium në të kaluarën madje nuk e kursente as Bekim Jasharin, të cilit ia publikonin një video me përshkrimin “Bekim Jashari ka rrëshqitur me të madhe”.
Në atë video, ai flet për zgjedhjet ku thotë se VV i fitoi zgjedhjet, por nuk diti t’i menaxhojë ato.