fbpx
Lajme

Jusuf Thaqi: Edi Rama nuk merret me Vjosa Osmanin, nuk e konsideron të denjë

Analisti politik, Jusuf Thaçi tha se lufta e UÇK-së nuk do të mund të bëhej pa përkrahjen e Partisë Socialiste të Edi Ramës, parti kjo që e udhëheqte Qeverinë e Shqipërisë në atë kohë.

“Lufta e UÇK-së nuk do të mund të bëhej pa përkrahjen pothuajse të pakusht që i ka bo PS-ja dhe Qeveria që në atë kohë është udhëhequr nga PS”.

Poashtu, ai ka folur edhe për injorimin që Kryeministri Edi Rama ia bënë Presidentes Vjosa Osmani edhe pse kjo e fundit vazhdimisht merret me të.

“Sa i përket rastit të Presidentes, nuk konfrontohet me të Edi Rama sepse nuk e konsideron të denjë, as emrin s’ia ka përmend e nuk ndodhë kurrë, Vjosa Osmanin nuk e konsideron kategori të vet”, është shprehur Jusuf Thaqi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close