fbpx
Lajme

Ish kryeredaktori i Botës SOT: Si e shpalli ky medium një dëshmitar të vdekur, ai ishte gjallë

Rexhep Kastrati, ish kryeredaktori i mediumit bota sot, kishte dhënë dorëheqje nga ky medium kohë më parë, duke akuzuar disa gazetarë dhe themeluesin e këtij mediumi z. Xhevdet Mazrekaj.

Ai vazhdimisht ka akuzuar eksponentë të caktuar të këtij mediumi, duke thënë shprehimisht se pikërisht Bekim Kastrati – tashmë i vrarë ishte cilësuar udbash sa punonte në këtë medium.

Poashtu, ai në një shkrim më të gjatë, kishte treguar se si ky medium i kishte publikuar pamjet e një çifti si foto të të vrarit, duke aluduar se personazhi në foto ishte dëshmitar i Gjykatës Speciale, por që realisht dytë ishin gjallë duke jetuar në njërën nga vendet perëndimore.

Ja pjesë nga shkrimi, me titullin “DY FJALË PËR ATA QË DUAN TË DIJNË SE SI FUNKSIONON “BOTA SOT”;

… Koha tjetër ishte plot me marrëzira, njëra ndër të cilat ishte edhe publikimi i një lajmi të pakonfirmuar se i vrari në Gllogofc ishte dëshmitar i Gjykatës speciale, e edhe më skandaloze, publikimi i një foto të një çifti si foto të të vrarit, ndërkohë që personat në foto ishin burrë e grua shëndoshë si molla në një nga shtetet perëndimore. Pas gjithë këtyre, dhe shumë të tjerave, nuk mund të pranoja që të vazhdonte të përdorej emri im si mbulesë. Naturisht se ka shumë për të thënë, por këto sa për të kuptuar kush do të kuptojë se çka zihet brenda “Botës sot”.



Poashtu, Akademik Rexhep Qosja ka botuar disa vëllime të librave, respektivisht mbi 8 libra nga ditari i tij personal. Ai aty duke specifikuar datat ka treguar për ngjarjet politike të kohës. Poashtu ai kishte mbajtur shënime për secilin detaj të asaj kohe. Rexhep Qosja ka treguar se si shumë personalitete dolën kundër gazetës “Bota SOT” në mbledhjen e Këshillit të Përkohshëm Administrativ me datë 4 prill 2000.

Ja diskutimi i disa personaliteteve vendore dhe ndërkombëtare për mediumin bota sot;

– Gazeta Bota sot merret me akuza dhe kërcënime, thotë Hashim Thaçi.

– Agresivitetin e Botës sot e bëjnë më të rrezikshëm, më kërcënues shpifjet, gënjeshtrat, denoncimet – thotë Rexhep Qosja.

– Gazeta Bota sot është gazeta më e keqe që kam parë ndonjëherë. Tri herë kam kërkuar bisedë me të, por e pamundur! Ajo është gazetë me të cilën nuk punohet… Nuk kam kërkuar tek ata njerëz… (Nuk arrij t’i shënoj të plota fjalitë e gjeneral Klaus Reinhardit).

– Ata njerëz që punojnë në gazetën Bota sot janë njerëz që Shqipërinë e kanë futur në luftë civile. Ata atë frymë duan ta sjellin në Kosovë! Shkrimet e saj shkruhen në Shqipëri dhe në Zvicër, thotë Thaçi.

– Gazeta Bota sot është shembull se si s’duhet të jetë gazeta. Duhet të ndalet qarkullimi i saj, thotë gjenerali Karrer.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close