fbpx
Lajme

Mediumi gjerman FAZ: Politikat e Kurtit në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit

Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka botuar sot një artikull për tensionet e fundit në veri të Kosovës. Dhe ky artikull, ani pse është përgatitur nga Michael Martens që e kishte intervistuar Kurtin para disa muajsh duke ia hequr edhe një pjesë problematike, është mjaft i rëndë për Qeverinë e Kosovës. Çka thuhet aty?

Artikulli në fjalë është titulluar “Kush po bën lojë të gabuar në Kosovë?” (gj. Wer spielt ein falsches Spiel im Kosovo?”)

Çka thotë ai?

“…politikat e kryeministrit kosovar Kurti janë në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit,” – ka shkruar z. Martens mes tjerash në këtë artikull, derisa argumenton këtë pikëpamje.

Ai shkruan se një konflikt i ri në ‘oborr’ të Evropës Juglindore është gjëja e fundit që i duhet Perëndimit aktualisht. Dhe, nuk besohet që dikush do të kundërshtonte një poentë të tillë.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të përdor gjithë pushtetin e tij për të siguruar monopolin e shtetit në përdorim të dhunës në veri. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, qeveria e të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dëshiron ta pengojë një gjë të tillë – dhe ka qenë goxha e suksesshme deri tash. Megjithatë, Kurti po ia bën panevojshëm shumë të lehtë.” – shkruhet në një paragraf tjetër ku argumentohet qëndrimi i tij.

E qysh po ia bën Kurti më të lehtë Vuçiqit?

Ai këtu përmend marrëveshjen e vitit 2013, që parasheh edhe Asociacionit përveç integrimit të serbëve të veriut në institucionet e Kosovës.

Martens konsideron në FAZ se Kurti po pengon Asociacionin me “arsyetime pjesërisht të dobëta”.

Gazetari tutje argumenton pse fjalët e Kurtit kundër Asociacionit nuk qëndrojnë.

“Përveç faktit që enklavat serbe në jug, të rrethuara nga vendbanime shqiptare, nuk mund të shkëputeshin lehtë nga pjesa tjetër e Kosovës, vetë qeveria kosovare ka fuqinë t’ia heqë lehtë këtë instrument Vuçiqit. Modelet e një Asociacioni sigurisht që janë të imagjinueshme, të cilat do t’i mundësonin pakicës serbe të vetëqeverisej në masë të madhe pa rrezikuar shtetin kosovar.” – argumenton tutje Martens, përcjell Nacionale.

Sipas tij, duke e refuzuar edhe vetë idenë e një Asociacioni serb të komunave, Kurti po ia bën më të lehtë planin Vuçiqit për destabilizimin e Kosovës dhe për fajësimin e Prishtinës për një gjë të tillë.

“Kjo nuk është në interes të Kosovës, dhe as të Perëndimit.” – shkruan z. Martens në fjalën e tij.

Por, kush është Martensi?

Gazetari Martens në fakt e ka mbrojtur kryeministrin Kurti në një episod goxha të shëmtuar e të errët të tij.

Ai i kishte hequr Kurtit fjalët më të rëndësishme nga një intervistë në muajin nëntor, ku kryeministri e pranonte që ambasadori amerikan kishte ditur më shumë mbi situatën në veri të vendit, çka e kishte shtyrë që të tërhiqej nga çështja e targave ilegale.

Madje, Martens insistonte se nga kabineti i Kurtit nuk i kishin thënë që të hiqej ajo pjesë e intervistës, duke u shprehur edhe me fjalët: A është ky skandal?

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close