fbpx
Lajme

Mediumi slloven: Martin Berishaj është kocka financiare e partisë në pushtet në Kosovë të Albin Kurtit

Media sllovene në gjuhën angleze “Slovenia Post” ka kthyer sërish vëmendjen tek skandali financiar/energjetik në Slloveni, ku përveç kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, dyshohet të jetë i përfshirë edhe Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, i cili thuhet se “tërhoqi para me çanta nga banka”.

“Aferën ballkanike të GEN-I dhe ambasadori famëkeq i Kosovës, Martin Berishaj, në të cilën thuhet se është i përfshirë Robert Golob, mediat sllovene arritën ta neutralizojnë përkohësisht. Por në rajon, për këtë dhe parregullsitë e tjera në të cilat është i përfshirë Berishaj raportohen shpesh”.

“Dokumentet zbulojnë të gjithë metodën e kompanisë GEN-I (ku drejtor ishte Golob). Martin Berishaj thuhet se është kocka financiare e Golobit apo kocka financiare e partisë në pushtet në Kosovë të Albin Kurtit dhe i gjithë procesi thuhet se ka vazhduar që nga viti 2015”, thuhet në artikullin e mediumit slloven.

Nga Komisioni Parlamentar i Sllovenisë për Kontrollin e Inteligjencës dhe Shërbimeve të Sigurisë kishin deklaruar se kishin mësuar, mes tjerash, për “aktivitetet e Agjencisë Sllovene të Inteligjencës dhe Sigurisë (SOVA) në lidhje me operacionet e kompanisë GEN-I në Ballkanin Perëndimor”.

Deputetët sllovenë, “për të shmangur konkluzionet e pasakta ose të gabuara”, më pas kishin shpjeguar për agjencinë sllovene të lajmeve se “ky rast nuk kishte të bënte me dokumentacione dhe as me aktivitete të SOVA-s në lidhje me operacionet e GEN-I në Ballkanin Perëndimor, por më tepër me gjetjet në lidhje me këtë gjë”.

Ata më pas shpjeguan më detajisht duke thënë se “çështja kishte të bënte veçanërisht me mundësinë që individë, organizata apo grupe nga jashtë apo në lidhje me dikë me jashtë të kërcënojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Sllovenisë dhe interesat e saj vitale”.

Rasti kurioz i Maratin Berishaj 

Në Slloveni ekziston një kompani me emrin GEN-I. Kompania është një ndër më të mëdhatë në rajon për tregtim të energjisë elektrike. Mediat në Slloveni kanë zbuluar se përmes kësaj kompania janë shpërlarë para të taksapaguesve slloven.

GEN-I qendror në Slloveni, hapë filiale në Beograd, Sarajevë, Tiranë e vende të tjera. Më vonë, kompania amë përmes akrobacioneve të ndryshme fiskale u lëshon para degëve të saja për arsye të ndryshme financimi.

Ato para, dalin jashtë shtetit slloven dhe bëhen lehtësisht të manipulueshme. Filialet e kompanisë i shpërlajnë ato duke paguar njerëz si Martin Berishaj. Ai paguhet formalisht për konsulencë, si për shembull nga GEN-I në Beograd me shuma të fryra.

Nga aty, të njëjtat dërgohen në bursa e tregjet e ndryshme, kryesisht në Itali. Informacionet e fundit janë se Martin Berishaj me një pjesë të atyre parave ka financuar edhe fushatat elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo.

Berishaj aktualisht po akuzohet nga Prokuroria Themelore e Kosovës për deklarim të rrejshëm të pasurisë dhe nga Prokuroria Speciale për shpëlarje parash derisa vazhdon të mbetet ambasador.

Media sllovene Prava publikoi të dhëna për transaksione të dyshimta dhe aty zbulohet se bëhet fjalë për afër 100 milionë euro të dërguara nga GEN-I në Slloveni si kompani qendrore në degë dhe filale të ndryshme si në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi e Shqipëri. /albanianpost/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close