fbpx
Lajme

Mehmetaj: Kurti është kryeministri me kompromiset më të mëdha të bëra ndonjëherë

Lirim Mehmetaj

Ndërkombëtarëve u duhet një kryeministër i fuqishëm politikisht që pranon gjithçka, kryeministrit i duhen ndërkombëtarë që i ndihmojnë ta mirëmbajë këtë fuqi për të pranuar gjithçka

E pranoi Marrëveshjen për Energjinë Elektrike duke e futur kompaninë shtetërore serbe Elektroprivreda në Kosovë.

Pranoi që nënstacionin e Vallaqit t’ia lë Serbisë.

E pranoi që largimi i barrikadave në Veri të bëhet përmes pajtimit në Bruksel ku në letrën e dakordimit BE i quante kriminelët e barrikadave “protestues paqësorë”, derisa kamionët që bllokonin rrugën “mjete paqësore të protestimit”.

Pranoi Marrëveshjen për të Zhdukurit me dhunë duke u pajtuar që mos të përdoret termi i kodifikuar në konventa ndërkombëtare për këto çështje “Enforced disappearance”, por u pajtua me përdorimin e termit të propozuar nga Petar Petkoviç “ Forcibly disappeared” që nuk nënkupton asgjë.

E pranoi Marrëveshjen në Bruksel për themelim të Asociacionit pa njohje reciproke, me status te veçantë për Kishën Serbe dhe me detyrim për zbatim të të gjitha marrëveshjeve paraprake.

E pranoi Aneksin në Ohër ku zotohet për zbatim të Marrëveshjeve dhe ku e pranon që rruga drejt integrimit evropian është e ndërlidhur pashkëputshëm me raportet me Serbinë.

E pranoi draft-statutin e Asociacionit ku nen për nen tregohet se si ky mekanizëm përbën shtet brenda shtetit të Kosovës.

Në konventën e Lëvizjes Vetëvendosje tha se arritja më e madhe në arenën ndërkombëtare ishte Marrëveshja e Brukselit.

Në Kuvendin e Kosovës erdhi e tha që Asociacioni i autonomisë territorial është mekanizëm që është Brenda germës së Kushtetutës së Kosovës.

Pra, ka pranuar gjithçka që i është kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare e na thonë neve “hani barë ju porsi kafshë” dhe na besoni se Kurti ka ra ndesh me Bashkësinë Ndërkombëtare, sepse është sovranist i madh që refuzon kërkesat e QUINT-it.

Nëse dikush e gjen një marrëveshje a një dokument që i është ofruar nga ndërkombëtarët Kurtit, e ky nuk e ka pranuar, unë kurrë më nuk do të flas a shkruaj për këtë Qeveri.

Por, nuk ka.

Ky është kryeministri i Kosovës me kompromiset më të mëdha të bëra ndonjëherë nga ndonjë kryeministër.

Lojtar i dëgjueshëm që mirëmban pushtetin në kurriz të Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close