fbpx
Lajme

Takimi në 1992 Rugova – Thaçi: Rrini rahat, ju nuk e dini çka është dërrzhava

Në vitin 1992 ishte mbajtur një takim ndërmjet kreut të LDK-së z. Ibrahim Rugova dhe Prorektori student z. Hashim Thaçi. Ky i fundit kishte treguar detaje sa i përket takimit.

Në qershor të vitit 1992, me titullin e Prorektorit të Universitetit dhe i shoqëruar nga Fisnik Cukaj dhe disa drejtues të tjerë të Lëvizjes Studentore, Hashim Thaçi shkoi për t’u takuar me liderin e LDK-së z. Ibrahim Rugova.

Takimi ishte caktuar në orën 13:00, por Ibrahim Rugova iu kërkoi studentëve të prisnin pak sepse po dëgjonte edicionin e lajmeve “Dojçe Vele”.

Thaçi kishte treguar se çfarë u kishte thënë Presidenti Rugova gjatë takimit:

Në takimet që kishim me delegacionin e studentëve, ai vazhdimisht iniciativave tona për të lëvizur prej gjendjes së rëndë që e kishin futur Kosovën, u përgjigjej “Ju të rinjtë rrini rahat, nuk e dini se çka është dërrzhava”. 

Sipas Thaçit takimi ishte i mirë, interesant, por jo i dobishëm.

Këtë takim Ibrahim Rugova ia kishte përmendur Hashim Thaçit me 7 shkurt 1999, në oborrin e Kështjellës së Rambujesë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close