Mentor Haziri: Nuk duhet të varem nga vota e një artisti që ka filluar të këndojë para tre muajsh (Video)
Mentor Haziri ka qenë mysafir në një intervistë speciale në emisionin Cover nga Orinda Huta në Vizion Plus.
Ai ka treguar më shumë rreth projektit të fundit, ndarjes nga grupi “Kthjellu” dhe për bashkëpunimet ndërkombëtare që është duke punuar.
Në këtë intervistë këngëtari që tashmë prej shumë kohësh është i njohur për publikun, ka treguar edhe mbi disa “pakënaqësi” të pjesëmarrjes së tij në “Këngën Magjike”.
Njëra prej të cilave është dhe votimi për çmimin nëpërmjet votave të vetë artistëve.
“Nuk mund të varem nga vota e një artisti që ka filluar të këndojë para tre muajsh. Nuk duhet të votojnë njëri-tjetrin, sepse krijon hasmëri dhe krijon urrejtje të panevojshme. Unë do të votoj atë që mendoj se është kënga më e mirë”, është shprehur ai.
Pyetjes së moderatores në qoftë se ky duket se është një votim shoqëror, Mentori është përgjigjur pa hezitim: “Sigurisht që del një votim shoqëror”.
Dhe ka mjaftuar një ngacmim i vogël rreth jetës personale që ai të shprehë dëshirën dhe ndoshta një plan të tijin për një dasmë në vitin 2018. Për të folur më tej rreth familjes dhe dëshirave që ka për të ardhmen.
Jetesa e tij tashmë është zhvendosur në Dublin qe katër vite, ndërsa ka plane për bashkëpunime ndërkombëtare dhe një album i gjithi në anglisht do të vijnë për publikun së shpejti.