Mësoni pasurinë e deklaruar të politikanëve nga Gjilani
Në Agjensionin Kundër Korrupsion për çdo vit duhet të deklarohen pasuritë e zyrtarëve institucional. Në deklarimet e politikanëve nga Gjilani, në vitin 2018, pasuritë e disa prej tyre arrijnë shuma marramendëse.
Redaksia jonë, bazuar në deklarimet e tyre zyrtare; ku përfshihen pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, i ka nxjerr statistikat e tetë politikanëve nga Gjilani.
1. Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri – shuma e deklaruar e tij arrinë vlerën prej 1 milion e 839 mijë, ku 1 milion e 535 mijë i ka vetëm tokë.
2. Deputeti i Kuvendit nga radhët e PDK-së z. Zenun Pajaziti – ka të deklaruara gjithsej 382 mijë euro.
3. Deputetja e Kuvendit nga radhët e LDK-së znj. Valentina Bunjaku Rexhepi, në total i ka të deklaruara 1 milion e 735 mijë e 350.
4. Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes z. Sami Kurteshi ka të deklaruar gjithsej 1 milion e 730 mijë e 100.
5. Zv. Ministri i Infrastrukturës i cili vjen nga radhët e AAK-së z. Rexhep Kadriu, në total ka deklaruar 3 milion e 689 mijë e 103 euro.
6. Deputeti tjetër nga radhët e Vetëvendosjes z. Ismajl Kurteshi ka gjithsej 434 mijë e 500 euro.
7. Deputeti dhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së z. Ahmet Isufi ka deklaruar gjithsej 308 mijë e 80 euro.
8. Deputetja e PSD-së znj. Besa Baftiu ka deklaruar gjithsej 241 mijë e 542 euro.
Këto të dhëna zyrtare, janë publikuar në korrik të vitit 2018, në webfaqen zyrtare të Agjensionit Kundër Korrupsion.
Disa prej politikanëve nga Komuna e Gjilanit, kanë deklaruar pasuri trashëgimore që arrijnë shifta të mëdha.
Gjithsej shuma e këtyre tetë politikanëve të lartë nga Gjilani, arrinë vlerën prej 10 milion e 399 mijë e 595 euro. /epilogu/