fbpx
Lajme

Milaim Zeka: Nasim Haradinaj më thoshte “Boll kali je”, ai nuk ju ka frikësuar vdekjes kurrë

Gazetari Milaim Zeka, nën emocione e ka publikuar një foto të kohës së luftës, me njërin nga akterët kryesor të Betejës së Kosharës z. Nasim Haradinaj i cili po mbahet i burgosur në Hagë.

Shkrimi i plotë:

Nasim Haradinaj, Time Kadrija, Iliriana, une dhe Shaqiri.

Nasimi ka qene, e para, nje veprimtar i jashtezakonshem. I burgosur politik me krejte familjen. Babai i Nasimit, Smajl Haradinaj, ishte denuar 14 vite burg, ne vitin 1981, per veprimtari ”armiqesore”, bashke me Jusuf Gervallen.

E dyta: Ka qene luftetar i jashtezakonshem. Njeri qe kurr nuk ju ka frigu vdekjes.
Krejte jeta e tije eshte sakrifice dhe vuajtje.

Nasim, nese ne nuk ta dime, ta din ai atje larte, ai qe eshte mbi ne.
Boll i ”keq” je, po s’ka me te mire se sa ti!
Po na mungon kafeja me Ty. Po na mungon homori yt, bertima jote. Po me mungon zani yt, kur me thoje: ”Boll kali je”! E une ta ktheja: Mos e fyej kalin, se ai eshte ma i mire se sa une.

Nasim: Tjeshte pata nevoje me fole me Ty, ne kete mengjes, ku edhe dielli eshte bere genjeshtar. Rreze po leshon, po me nxe nuk po nxene!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close