fbpx
Lajme

Ministri i Financave: Vendimin e Kushtetueses e përgatiten këshilltarët e Presidentit

Ministri i shkarkuar i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka vazhduar ta sulmojë Gjykatën Kushtetuese për aktgjykimin e së enjtes për dekretin e Presidentit Thaçi për mandatarin.

Bislimi ka thënë se vendimin e Kushtetueses e kanë përgatitur këshilltarët e Presidentit Thaçi, raporton Gazeta Express.

“Ekipi i juristëve i zyrës së presidentit të vendit, përmes një njoftimi të postuar në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më datën 28 maj, konstatoi që kushtetuta e Kosovës është në harmoni të plotë me parimet bazë dhe frymën e shprehur në dekretin e presidentit të vendit të datës 30 prill, që e nominon z. Hoti si mandatarë për formimin e qeverisë së re”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se dokumenti është draftuar pak orë para se të presidenti Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin.

“Mësohet që ky dokument është draftuar pak orë para publikimit të dekretit të presidentit të vendit në pasditen e 30 prillit.Menjëherë pas publikimit të dokumentit, presidenti i vendit përmes një konference për media iu falenderua gjykatës kushtetuese për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndër vite”, ka thënë ai.

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalur kundër aktgjykimit të kushtetueses që i jep të drejtë dekretit të Presidentit Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e LDK’së për kryeministër të qeverisë së re./Express/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close