fbpx
Lajme

Moszbatimi i drejtësisë në veri, dështim i BE-së


Megjithëse në takimin e fundit në Bruksel mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është dakorduar që me 17 tetor të fillojë zbatimi i Marrëveshjes për Drejtësi, një gjë e tillë nuk ndodhi gjatë ditës së sotme.

Kjo është hera e tretë që dështon të zbatohet marrëveshja për drejtësi.
Kështu vlerëson njohësi i çështjeve për drejtësi, Ehat Miftari i cili në një prononcim për Indeksonline ka thënë se një qasje e tillë dëshmon se Serbia ndërmerr veprime konkrete që të mos zbatohet drejtësia edhe në pjesën veriore.
Sipas tij, kjo gjë dëshmon se BE nuk është aspak serioze.
“Një qasje e tillë dëshmon se Serbia ndërmerr veprime konkrete si rasti i sotëm që drejtësia dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës mos të zbatohet edhe në pjesën veriore. Dështimi i marrëveshjes së sotme në radhë të parë është dështim i vet BE-së, Përfaqësueses së Lartë të BE-se dhe ekipit të saj. Kjo dëshmon se BE nuk është serioze dhe nuk shfrytëzon mekanizmat e saj në raport me Serbinë për të obliguar te njëjtën të zbatoj marrëveshjet e arritura”, ka thënë ai.

Ai thotë se në ditët në vazhdim do të shtohet presioni mbi Serbinë për të zbatuar këtë marrëveshje.
Për këtë, ai bën thirrje që pala kosovare në asnjë mënyrë të mos lejojë që marrëveshja e arritur të rinegociohet por të kërkohet e njëjtë të zbatohet.
“Në ditët në vazhdim sigurisht me ndihmën edhe të Shteteve të Bashkuara te Amerikës, do të shtohet presioni nga ana e BE-së ndaj Serbisë për të zbatuar edhe marrëveshjen për drejtësi. Ajo çka është më rëndësi, Kosova nuk duhet në asnjë mënyrë që marrëveshja e arritur të rinegociohet por të kërkohet që e njëjta të zbatohet, duke mos lejuar kompromise të reja”, ka shtuar ai.
Shqetësim për mosfillimin e kësaj marrëveshje ka shprehur edhe Instituti Demokratik i Kosovës, të cilët kanë thënë se ky është një dështim i radhës në zbatimin e kësaj ujdie.
Gjithashtu, ata bënë thirrje nga institucionet ta bëjnë transparente përmbajtjen e marrëveshjes për drejtësi dhe t’i bëjnë të ditura obligimet e palëve në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar hollësisht për efektet e këtij procesi./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close