fbpx
Lajme

SONDAZHI i fundit: Lutfi Haziri dhe Zenun Pajaziti pjesë e balotazhit në Gjilan (DETAJET)


Sipas një sondazhi të pa publikuar, mirëpo të shpërndarë tek të gjithë kandidatët për kryetar të komunës së Gjilanit, një organizatë shumë kredibile dhe prestigjioze e cila është ndërkombëtare, dhe jo vendore, ka zhvilluar një sondazh për garën e Qytetit të Gjilanit.

Sipas kësaj organizate, rezultatet e sondazhit janë realizuar me 10.000 respodent, dhe nëse zgjedhjet do të mbahen tani, do të kishim këto rezultate: 

1. Lutfi Haziri 34.4%

2. Zenun Pajaziti 29.1%

3. Sami Kurteshi 24.5%

4. Rexhep Kadriu 9%

5. Bajram Hasani 2.5%

6. Naser Morina 0.5%

Sipas organizatës në fjalë, Observator i matjeve të opinionit publik, në pyetjën drejtuar qytetarëve për “Zgjedhjet Lokale 2017 për Gjilan”, e cila ka realizuar sondazhin për partitë politike në Kosovë me një pyetje të vetme, drejtuar të anketuarëve, se; Cilit kandidat në Gjilan do ti besonit, nëse zgjedhjet mbahen tani” Përgjigja ka rezultuar me rënie sasiore të votës të z. Sami Kurteshi, ndërsa z. Lutfi Haziri ka shënuar një rritje të lehtë, krahas disa sondazheve të tjera të bëra muaj më parë.
Z. Zenun Pajaziti sipas këtij sondazhi ka shënuar rritje të konsiderueshme dhe tani është pjesë serioze e garës për Gjilan. Gjatë hulumtimit, mësohet se shumë prej votuesve të Vetëvendosjes me 11 qershor, tani besimin e tyre për zgjedhjet lokale e kanë orientuar tek z. Pajaziti. 
Kjo është edhe arsyeja kryesore për ndryshimin rrënjësor të konfiguracionit të disponimit qytetarë.

Sondazhi është mbajtur me të anketuar të profileve dhe të grup moshave të ndryshme. Ky sondazh është realizuar nga data 1 tetor – deri më 15 tetor, nëpër të gjitha lokacionet brenda Komunës së Gjilanit; përfshirë lagjet dhe fshatrat.
Sondazhi nuk është i porositur nga asnjë parti politike të trajtuara në këtë sondazh, apo nga ndonjë institucion qeveritar, si dhe toleranca e gabimeve numerike të ndikimit në rezultatin përfundimtar të këtij sondazhi, supozohet të ketë devijim prej 1.8 deri 2.4% si përllogaritje statistikore.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close