fbpx
Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë jep dorëheqje pas rrëzimit të aeroplanit

Ministri i mbrojtjes së Kroacisë dha dorëheqje të enjten pasi një aeroplan trajnimi i Forcës Ajrore u rrëzua në jugperëndim të vendit, duke lënë të vrarë të dy anëtarë të ekuipazhit.

Damir Krstiçeviq tha se ai po tërhiqet pasi edhe një avion tjetër ushtarak kroat, një helikopter, gjithashtu u rrëzua tre muaj më parë, duke vrarë dy pilot.“Ne duhet të jemi transparent dhe të marrim përgjegjësinë për përplasjet”, tha Krstiçeviq.Ministria e Mbrojtjes tha se avioni ‘Zlin’ me një motor të vetëm u rrëzua rreth orës 4 të mëngjesit sipas orës lokale të enjten gjatë një stërvitje rutinore.

Zyrtarët nuk thanë se çfarë mund të kishte shkaktuar nëse avioni do binte në një zonë me popullsi shumë të dendur afër qytetit qendror të Adriatikut, Zadar.Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë mbeturinat e aeroplanit të vogël në flakë, me krahë të copëtuar afër mureve të asaj që duket se është një shtëpi private.Avioni ishte ngritur nga një bazë ajrore në Zadar, raporton Defensenews.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close