fbpx
Lajme

Ministrja Nagavci i ndanë bursë vajzës së zëvendësministrit të Mbrojtjes

Shumë skandale, e pak punë e karakterizojnë kabinetin e Ministrisë së Arsimit të udhëhequr nga Arbërie Nagavaci këtë vit. Së fundmi ministrja u mburrë me ndarjen e 43 bursave për studentët e doktoratës të cilët studiojnë në top 500 universitetet botërore. Një nga studentet fitues të kësaj burse del të jetë edhe vajza e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Të gjithë studentët e përzgjedhur do të përfitojnë bursa në shumë prej 8 mijë e 500 eurosh, shkruan Insajderi.

Por, në listën e studentëve fitues të publikuar nga Nagavci radhitet edhe vajza e bashkë-kolegut të saj nga Vetëvendosje, Shemsi Sylës.

Bubulina Syla është vajza e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla. Ajo është fituese e bursës në drejtimin e doktoratës së bashku me 43 studente të tjerë.

Vajza e zv/ministrit në vitin 2019, kishte diplomuar ne nivelin Master në Universitetin e Vjenës, dega e Etnomuzikologjisë.

Në Universitetin e Vjenës, Bubulina Syla pritet ta vazhdoj edhe doktoratën, me një burës prej 8 mijë e 500 eurosh të dhuruar nga Arbërie Nagavci.

Babi i Bubullinës, Shemsi Syla ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në prill të vitit t1% kaluar pranoi zyrtarisht detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close