fbpx
Kuriozitete

Minjtë “bastisin” zyrat qeveritare në Paris, qeveria “punëson” mace

Parisi nuk është i njohur vetëm si qyteti ku ndodhet Kulla Eiffel, por edhe për problemin e tij shumë serioz me minjtë.

E tani, brejtësit janë shfaqur e kanë ndërtuar shtëpi edhe në ndërtesa qeveritare, duke i bërë zyrtarët të zhvillojnë reflekset e tyre “prej maceje”.

Ministria e Brendshme dhe zyrat e zëdhënësit të Qeverisë, Christophe Castaner, kanë qenë dy ndërtesat kryesore të pushtuara nga minjtë.

Pas tyre, të njëjtin fat pati edhe Ministria franceze e Punëve të Jashtme, por kjo e fundit duket se e ka gjetur zgjidhjen: Ka punësuar dy mace, të cilat do të enden në të gjithë godinën për të shfarosur vizitorët e padëshiruar.

Dy macet janë quajtur Nomi dhe Noe, në nder të Mbretit të parë të Bretanjës, Nominoe.

Që prej vitit 2016, zyrtarët e qytetit kanë ndërmarrë një seri masash për të luftuar fluksin e pazakontë të minjve në Paris.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close