fbpx
Lajme

Molliqaj: Drejtuesit e UÇK-së janë heronj sepse ma kanë sjellur lirinë, kam protestuar për Sami Lushtakun

Lideri i Partisë Social Demokrate z. Dardan Molliqaj duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarit Kushtrim Sadiku se a janë heronj liderët e UÇK-së të cilët gjenden në Hagë ka dhënë këtë përgjigje;

“Për mua secili që ka luftu për lirinë e Kosovës, aq më shumë drejtuesit janë heronj, sepse ma kanë sjellur lirinë. Aq më shumë ata që kanë vdekë, aq më shumë dëshmorët. Secili njeri që ka kontribu këtu, e hierarkia është, ai që ka jep ma shumë është hero. Unë kam dalë në protestë në vitin 2011 ose 2012 kur është arrestu Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, pra Grupi i Drenicës, kam dalë në protestë në shesh, bile kanë dashtë me m’hangër njerëzit e PDK-së”.

Më tutje Molliqaj tregoi se “Kam mendu gjithë për këtë punë. Kur u mbajtë ajo protestë, në sheshin Skenderbeu, a jam dalë te teatri kombëtar t’u i pritë, vishin njerëzit e luftës, ishin të Drenicës kryesisht, edhe kur m’kanë pa aty jo vetëm mua por edhe disa zyrtarë tjerë të VV-së janë shqetësu. Gjykata Speciale vetëm drejtësi nuk është, është persekutim i pastërt jo politik ndaj Hashim Thaçit, po është ndaj luftës. Duheni me lexu aktakuzën kush se ka lexu, për me pa, që aty është synimi për me thanë që në Kosovë nuk ka pas luftë çlirimtare”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close