fbpx
Lajme

Mustafa: Besnik Bislimit iu kanë përzi telat, do ta fitonte çmimin Nobel nëse e arsyeton teorinë e tij

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në Argument Plus ka folur rreth situatës aktuale politike. Ai ka thënë se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se LDK është e bindur që s’ka bërë shkelje, transmeton Indeksonline.

Ai ka komentuar edhe deklaratën të ministrit në detytë të Financave, që papunësia është zbutur në kohë pandemie.

“Ministri Bislimi do ta fitonte çmimin Nobel nëse do të mund ta shtjellonte dhe ta arsyetojë këtë teori ekonomike. S’ka ndodhë askund e as s’mund të ndodhë as tek ne.

Iu kanë përzi telat e zotit Bislimi. Prej që e njoh dhe në bisedat për koalicion, ai gjithmonë u ardhë me disa të dhana dhe është mundu ta ngris lartë VV-në dhe vetveten”, ka thënë Mustafa.

Ai shtoi tutje se kjo është bërë për përfitim politik, por që është e gabueshme.

“Një konstatim të tillë askush s’ja pranon. Mendoj që edhe ai vet duhet të tërhiqet nga teorema e tij”./Indeksonline

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close