Lajme
Muja publikon disa statistika: Në tri vitet e fundit kemi rritje të ndjeshme të vendeve të punës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka publikuar një grafikon duke pretenduar se Kosova ka pasur një rritje të ndjeshme të vendeve të punës në tre vitet e fundit.
Sipas tij, në qershor 2023 Kosova ka pasur 405,887 vende pune të regjistruara në Administratën Tatimore, 63,206 më shumë se para ardhjes së Qeverisë Kurti II.
Muja gjithashtu ka thënë se edhe paga bruto është rritur për 105 euro në tre vitet e fundit, më shumë sesa që ishte mes viteve 2011-2020 (83 euro).