Mustafa: Nga sot vendi është në zgjedhje – Qeveria teknike, ofenduese për LDK’në
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë për media, ka deklaruar se vendi do të shkojë në zgjedhje dhe se partia e tij nuk pranon qeveri teknike.
“Nga sot vendi është në zgjedhje” tha Mustafa, duke shtuar se “qeveria teknike është ofenduese për Lidhjen Demokratike të Kosovës”.
Mustafa gjithashtu shtoi se partia e tij me keqardhje e ka pranuar lajmin për ftesën që i është bërë kryeministrit të Kosovës për intervistim nga Gjykata Speciale.
“Me keqardhje e kemi pranuar lajmin. Askush nga ne nuk ka qenë i informuar për ftesën që i është bërë z.Haradinaj për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë” tha Mustafa.
Ai tha se LDK-ja e vlerëson faktin që Haradinaj ka shkuar “i zhveshur” nga pozita e kryeministrit të vendit.
“Ne e vlerësojmë vendimin e tij që të shkojë “i zhveshur” nga posti që ka mbajtur deri më sot” tha Isa Mustafa.