fbpx
Lajme

Mytaher Haskuka i jep asamblistit të VV-së tenderë në vlerë 366 mijë e 678 euro


KALLXO.com ka dërguar pyetje tek kompania “N.N.Shabanaj” me datën 22 shtator dhe me datën 12 tetor, mirëpo kjo kompani nuk është përgjigjur në asnjë prej pyetjeve.

Ndërsa, i kontaktuar nga KALLXO.com asamblisti i LVV-së, Adem Shabanaj ka thënë nuk e ka favorizuar kompaninë e babait për fitimin e gjashtë tenderëve.“I keni të dhënat në ATK. Kam fituar tenderë prej komunës së Dragashit, komunës së Prizrenit, me qindra prej 2000-tës”, ka thënë Shabanaj.

Të dhënat nga ueb-faqja Prokurimi i Hapur tregojnë që kompania “N.N.T Shabanaj” ka fituar tenderë edhe nga komuna e Dragashit. Ai ka thënë se merret edhe me punët e kompanisë.“Sigurisht që i ndihmoj sepse unë merrem me ato punë, i mbushi ato kërkesat e dokumentacionet që janë”, ka thënë ai. Në profilin e tij në Facebook figuron se Adem Shabanaj është menaxher i kompanisë.

Asamblisti thotë se nuk i ka ndihmuar biznesit të tij të fitojë tenderë nga komuna që udhëhiqet nga partia e tij.“Jo me vjedh nuk di, nuk e kam favorizuar, unë në prokurim nuk punoj, punoj në asamble, në komunë. Lënda është në prokurori dhe nuk po e di pse po i jepni zor kaq shumë! E keni obligim nëpër emisione me i përmend apo? Nëse keni gjetë diçka ju ftoj me i çu në prokurori dhe me u marrë me prokurorinë e jo në publik, nëse veç ka diçka”, ka thënë Shabanaj.Katër tenderët e hetuar Komuna e Prizrenit për Rehabilitimin dhe riparimin e rrugëve fushore në disa fshatra ka shpërblyer me kontratë operatorë ekonomikë “Shabanaj” dhe “OK Group” SHPK.Fillimisht komuna kishte planifikuar të shpenzojë 40 mijë euro, por në kontratën e nënshkruar, shihet se kontrata e nënshkruar me dy operatorët ka vlerën 29 mijë e 999 euro.

Njoftimi për kontratë është bërë me 21 nëntor 2019, data e hapjes se tenderëve ka qenë me 11 dhjetor 2019 ndërsa njoftimi për dhënien e kontratës është bërë me 3 janar 2020. Kontrata është nënshkruar me 6 janar 2020, ndërsa plani dinamik i punëve ka qenë 20 ditë nga nënshkrimi i kontratës.Punët për Rehabilitimin dhe Riparimin e Rrugëve Fushore kanë pasur të fillojnë tri ditë pas nënshkrimit të kontratës.Punimet për rehabilitimin e rrugëve fushore, sipas kontratës do të duhej të kryheshin në fshatrat: Krushë e Vogël, Landovicë, Medvec, Piranë, Vlashnje, Kushnin.Për këtë tender kanë ofertuar 7 operatorë ekonomikë, ndërsa operatorët fitues nuk kanë qenë më të lirët.Operatorët e ekonomikë që kanë ofertuar janë: “ART PROJECT” SH.P.K, ka ofertuar me 38 mijë e 43 euro, Grupi i Operatorëve Ekonomik N.N.T. Shabanaj ; OK Group SH.P.K, ka ofertuar me 29 mijë e 999 euro, Qemal Krasniqi B.I., ka ofertuar me 39 mijë e 391 euro, “G-PROJECT”SH.P.K., ka ofertuar me 34 mijë e 36 euro, Visar Kuçi B.I., ka ofertuar me 27 mijë e 919 euro, Grup i Operatorëve Ekonomik Daut Gashi B.I.; SEDTOURS SH.P.K., ka ofertuar me 94 mijë e 631 euro, EuroVia SH.P.K., PRIZREN ka ofertuar me 121 mijë e 956 euro.Operatori Ekonomik më i liri ka qenë “Thesari- Visar Kuçi B.I” nga Suhareka, i cili ka ofertuar me 27 mijë e 919 euro.Ky operator është shpallur i papërgjegjshëm se ka pasur mungesë të pajisjeve (një papuqe për ngjeshje të tamponit të tonazhit të mesëm) dhe mungesë të dokumenteve (vendimin e ATK-së, Vendimin e Gjykatës Ekonomike, Vendimin e tatimit në Pronë).Nuk ka pasur asnjë ankesë nga operatorët ekonomik që kanë konkuruar në këtë tender, duke përfshirë kompaninë “Visar Kuci B.I” që kishte cmimin më të lirë. E njëjta kompani ishte në konzorcium me kompaninë Shabanaj në tenerë tjerë të Komunës së Prizrenit.KALLXO.com ka kërkuar dosjet e këtyre tenderëve, por Komuna e Prizrenit nuk ka dhënë qasje.

Kjo kontratë është hetuar nga Prokuroria e Prizrenit kurse komuna nuk ka dhënë qasje në dosjen e plotë të këtij tenderi.Kontrata tjetër për Mirëmbajtjen e Rrugëve Malore në Komunën e Prizrenit është nënshkruar nga konsorciumi i kompanive “Thesari- Visar Kuçi B.I” nga Suhareka dhe NNT “Shabanaj” nga Prizreni.Komuna e Prizrenit kishte planifikuar të shpenzonte për këtë projekt 11 mijë e 200 euro ndërsa në kontratën e nënshkruar me të dy operatorët, vlera e saj është 5 mijë e 162 euro.Njoftimi për kontratë është bërë me 6 nëntor 2019, data e hapjes se tenderëve ka qenë me 26 nëntor 2019 ndërsa njoftimi për dhënien e kontratës është bërë me 11 dhjetor 2019.Kontrata është nënshkruar me 12 dhjetor 2019 dhe është paraparë të përfundojë me datën 12 dhjetor 2020.Vend-punimi kryesor për kryerjen e punëve është Jabllanicë-shtëpi malore- Struzhë.Për këtë tender kanë ofertuar 3 operatorë ekonomikë, ndërsa operatori ekonomik fitues ka qenë më i liri.Operatorët e ekonomikë që kanë ofertuar janë: “G-PROJECT” SH.P.K ka ofertuar me 7 mijë e 245 euro, “EBK SH.P.K- BUJAR GODENI” ka ofertuar me 9 mijë e 508 euro, Grup i Operatorëve Ekonomik “Thesari- Visar Kuçi B.I” dhe “N.N.T. Shabanaj”, kanë ofertuar me 5 mijë e 162 euro. Nuk ka pasur asnjë ankesë nga operatorët ekonomik që kanë konkuruar në këtë tender.Komuna e Prizrenit i ka dhënë kontratë operatorëve ekonomikë NNT “SHABANAJ” dhe NTPN “KRASNIQI” nga Prizreni për Ndërtimin i infrastrukturës rrugore në lagjen Arbana të Prizrenit.Komuna kishte planifikuar 300 mijë euro për këtë tender ndërsa ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 197 mijë 645 euro. Njoftimi për kontratë është bërë me 27 gusht 2018, hapja e tenderëve është bërë me 14 shtator 2018 ndërsa dhënia e tenderit është bërë e ditur me 08 tetor 2018. Kontrata është nënshkruar me datën 12.10.2018, ndërsa kohëzgjatja e kontratës ka qenë 250 ditë nga dhënia e kontratës.

Me anë të kësaj kontrate, komuna e Prizrenit kishte planifikuar të ndërtonte me kubëza të betonit rreth 2,500 metër gjatësi të rrugëve si dhe do të rregullohet kanalizim në gjatësi prej rreth 1,500 metër me gypa të profileve të ndryshëm. Për këtë tender kishin ofertuar 12 operatorë ndërsa pas dhënies së tenderit për dy operatorët ekonomik fitues, asnjë ankesë nuk është bërë nga operatorët konkurrentë.Operatorët e ekonomikë që kanë ofertuar janë: N.P.T.” Fanaj Inxhinjering ”, ka ofertuar me 275 mijë euro, N.P.N. ” Renelual Tahiri ” Sh.p.k., ka ofertuar me 201 mijë e 238 euro, NNTPP ” Gashi Ing “, ka ofertuar me 245 mijë e 22 euro, “VEHA Group” SH.P.K., ka ofertuar me 216 mijë e 616 euro, NPN Çlirimi ka ofertuar me 247 mijë e 412 euro, “G-PROJECT”SH.P.K., ka ofertuar me 227 mijë e 24 euro, NNT “Riza A.M”, ka ofertuar me 258 mijë euro, “KAG – Asphalt Company” ka ofertuar me 279 mijë e 876 euro, Grup i Operatorëve Ekonomik: N.P.SH.” Te Iliri Kopshtar “; N.N.Sh.,,Themeli”, kanë ofertuar me 256 mijë e 169 euro, Grup i Operatorëve Ekonomik: N.N.T. ” Shabanaj “; N.T.P.N. ” Krasniqi “, kanë ofertuar me 197 mijë e 645 euro, Grup i Operatorëve Ekonomik: “EUROVIA”SH.P.K.; ” Etem Trade ” Sh.p.k., kanë ofertuar me 206 mijë 922 euro. Grupi i Operatorëve Ekonomik: ” ISEFERI ” SH.P.K.; ” I. Seferi ” Sh.p.k., kanë ofertuar me 248 mijë e 889 euro.Kjo kontratë është hetuar nga Prokuroria e Prizrenit kurse komuna nuk ka dhënë qasje në dosjen e plotë të këtij tenderi.Kompania e famalijes së asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje e ka fituar edhe kontratën për ndërtimi me elemente betoni i rrugës në Serbicë të epërme, lagjja Marki me numër të prokurimit 622-19-133-521Kompania e asamblistit, “N.N.T Shabanaj” këtë tender e ka fituar në konsorcium me kompaninë “Thesari- Visar Kuçi B.I”.

Komuna fillimisht kishte planifikuar të shpenzonte 60 mijë euro ndërsa dy operatorët ekonomik kanë nënshkruar kontratë me komunën në vlerë prej 33 mijë e 912 euro.Njoftimi për kontratë është bërë me 10 korrik 2019, hapja e tenderëve është bërë me 29 korrik 2019 ndërsa dhënia e tenderit është bërë e ditur me 22 gusht 2019. Kontrata është nënshkruar me 27.08.2019 dhe kontrata ka pasur vlershmëri 90 ditë nga data e dorëzimit të tenderëve, ndërsa plani dinamik i punëve ka qenë 40 ditë.Për këtë tender kanë aplikuar 8 operatorë ekonomik, ndërsa asnjëri nga këta operatorë ekonimikë nuk është ankuar pasi dy operatorët fitues kanë marrë kontratën.Operatorët e ekonomikë që kanë ofertuar janë: Grupi i Operatorëve Ekonomik N.N.T. Shabanaj dhe Visar Kuçi B.I., kanë ofertuar me 33 mijë e 912 euro, Seticommerc SH.P.K kishte ofertuar me 43 mijë e 141 euro, “FLORI”SH.P.K., kishte ofertuar me 46 mijë e 66 euro, GASHI ING SH.P.K, ka ofertuar me 51 mijë e 54 euro, Grup i Operatorëve Ekonomik VEHA Group SH.P.K.; NBT -ING SH.P.K., kanë ofertuar me 42 mijë e 812 euro, RENELUAL TAHIRI SH.P.K., ka ofertuar me 39 mijë e 560 euro, Grup i Operatorëve Ekonomik FORTESA O.P.; FORTESA SH.P.K., kanë ofertuar me 51 mijë e 712 euro, N.SH.T. VIKTORY COM, ka ofertuar me 49 mijë euro.Kjo kontratë është hetuar nga Prokuroria e Prizrenit kurse komuna nuk ka dhënë qasje në dosjen e plotë të këtij tenderi.Në vitin 2019, kompania “N.N.T Shabanaj” në konsorcium me “Thesari- Visar Kuçi B.I” e kishin fituar edhe kontratën për rregullimi i rrugëve në fshatin Muradem. Komuna e Prizrenit kishte planifikuar të shpenzonte 100 mijë euro ndërsa kontrata e nënshkruar kap vlerën 59 mijë e 961 euro.Njoftimi për kontratë është bërë me 12 korrik 2019, hapja e tenderëve është bërë me 1 gusht 2019 ndërsa dhënia e tenderit është bërë e ditur me 27 gusht 2019. Kontrata është nënshkruar me datën 29.08.2019, ndërsa plani dinamik i punëve ka qenë 40 ditë pune.Për këtë tender kishin aplikuar 7 operatorë ekonimikë, ndërsa asnjëri nga ta nuk janë ankuar. Operatorët e ekonomikë që kanë ofertuar janë: Grup i Operatorëve Ekonomik FORTESA O.P.; FORTESA SH.P.K., kanë ofertuar me 82 mijë e 479 euro, Grup i Operatorëve Ekonomik N.N.T. Shabanaj ; Visar Kuçi B.I., kanë ofertuar me 59 mijë e 961 euro, “FLORI”SH.P.K., ka ofertuar me 68 mijë e 68 euro, Grup i Operatorëve Ekonomik ART PROJECT SH.P.K.; N.P.T. Bamirs, kanë ofertuar me 80 mijë e 201 euro, GASHI ING SH.P.K, ka ofertuar me 86 mijë e 993 euro, Grup i Operatorëve Ekonomik: N.T.Sh.,,Marash – Shped” Sh.p.k; COMPANY”BEJTA COMMERCE”SH.A., kanë ofertuar me 87 mijë e 176 euro dhe EuroVia SH.P.K., ka ofertuar me 89 mijë e 87 euro. Kjo kontratë është hetuar nga Prokuroria e Prizrenit kurse komuna nuk ka dhënë qasje në dosjen e plotë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close