Lajme
Në festën e 17 Shkurtit, Kosova e pret një yll të madh të skenës botërore
Kosova edhe pak ditë mbush një dekadë nga shpallja e pavarësisë së saj. Në dhjetëvjetorin e shënimit të kësaj dite, më 17 shkurt, e pranishme do të jetë edhe ylli i Kosovës me famë botërore, Rita Ora.
Këngëtarja Rita Ora vjen në Kosovë me 17 shkurt. Kështu thonë burime të besueshme.
Këngëtaren me famë botërorë, në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë, do ta sjellë në Kosovë avioni i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Rita Ora vite më parë pati ardhur në Kosovë ekskluzivisht për të realizuar një videoklip, ku kishte shpalosur edhe simbole të shtetit më të ri.