fbpx
Lajme

“Në Gjykatën Speciale të flitrohet me kujdes çdo provë e dorëzuar nga Eulexi”, dëshmitë mund të të jenë kontaminuar

Shkruan: Arianit Koci

1.

Në disa raste, prokurorën e Eulex-it Maria Bamieh, e kam pasur “kundërshtare” në procese gjyqësore në Kosovë. Ka qenë shumë luftarake.

Më vonë, e njejta me ka angazhuar si avokat i saj, që ta mbroj/përfaqësoj në procedurën disiplinore që Eulexi ka filluar padrejtësisht ndaj saj.

Kemi qenë të përgatitur edhe për procedura tjera.

Si avokat i prokurorës së Eulex-it, së bashku me klientën, e kemi paraparë epilogun para tetë vitëve.

Natyrisht, betejën Maria e ka vazhduar në Britani, me një zyre ligjore të atij vendi.

2.

Po, në Eulex ka pasur indikacione për parregullsi.

Kjo u vërtetua.

Sidoqoftë, tani duhet që në Dhomat e Specializuara dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar – Gjykatën Speciale, të flitrohet me kujdes çdo provë e dorëzuar nga Eulexi.

Të njejtat, provat duke i përfshirë dëshmitë, kanë mundur të kontaminohen nga personat apo grupet e interesit në Eulex.

Raportimi i The Guardian:

Ish-prokurorja Maria Thuraja Bamieh, ka arritur një marrëveshje gjyqësore me qeverinë britanike prej më shumë se 400,000 funte.

Thuraja-Bamieh kishte alarmuar për korrupsion të dyshuar në misionin më të madh të jashtëm të Bashkimit Evropian, EULEX, për çka edhe i është shkëputur kontrata.

Për marrëveshjen e arritur midis saj dhe qeverisë së Britanisë, ka njoftuar juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari.

“Sinjalizuesja Maria Thuraja Bamieh ka fituar rastin e saj gjyqësor me qeverinë britanike me të cilën ka arritur marrëveshje gjyqësore. Derisa punonte si prokurore në EULEX, ajo kishte alarmuar për dyshime për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar. Asaj i ishte shkëputur kontrata parakohshëm për shkak të sinjalizimit. Qeveria britanike do t’ia paguajë asaj gjysmë milioni euro”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Ajo njoftoi se po punohet që Thuraja-Bamieh të sillet në Kosovë për t’iu drejtuar mediave.

Rasti i saj pritej të shqyrtohej në gjykatë në maj dhe qershor të këtij viti, por palët janë marrë vesh për dëmshpërblim prej rreth 423,000 funte pak para seancës së parë.

Duke folur për herë të parë që nga marrëveshja, Bamieh tha për Guardian se ajo duhej të ishte lavdëruar për ekspozimin e provave të korrupsionit, por në vend të kësaj u keqtrajtua dhe u detyrua të largohej nga puna.

“Besoj se duhet të isha lavdëruar dhe mbështetur për ngritjen e shqetësimeve të mia rreth korrupsionit të mundshëm brenda EULEX-it dhe trajtimit që kam pësuar më pas, por në vend të kësaj u ndjeva e braktisur”, ka thënë ajo.

Bamieh ka punuar si prokurore ndërkombëtare për EULEX-in në Kosovë, kur ngriti për herë të parë shqetësimet e saj në mes të vitit 2012. Ajo është marrë me krimet e luftës dhe krimin e organizuar.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close