fbpx
Lajme

Diplomati Hollbruk në 1998: UÇK nuk është një organizatë e strukturuar

Në njërin nga mediumet më të mëdha franceze “liberation”, ishte publikuar edhe një deklaratë e diplomatit amerikan, tashmë i ndjerë, z. Richard Hollbruk. Ai konsiderohej njëri nga zyrtarët më të rryer të diplomacisë amerikane.

Me datë 22 tetor, mediumi francez kishte publikuar një artikull për UÇK-në dhe Richard Hollbrukun.

“Ndërsa presidenti serb Millosheviq ende nuk e ka kuptuar këtë të gjitha angazhimet që ka bërë ndaj NATO-s, frika nga provokimet e shqiptarëve në Kosovë po fiton mbi diplomatët. Gjatë vizitës në Paris, negociatori amerikan Richard Holbrooke theksoi se “të dyja palët duhet të përmbahen dhe të respektojnë armëpushimin”. Për këtë qëllim, vendet anëtare të grupit të kontaktit synojnë të hyjnë në kontakt me përfaqësuesit e UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës). Një detyrë e vështirë, nënvizon Holbrooke, sepse “nuk bëhet fjalë për një organizatë të strukturuar”.

Linku: https://www.liberation.fr/planete/1998/10/22/kosovo-l-otan-met-en-garde-l-uck_248781/?outputType=amp

Poashtu, gazetari Jeffrey Smith në vitin 1999 kishte raportuar nga Kosova për mediumet amerikane. Ai ishte gazetar i prestigjiozes Washington POST ku raportonte për luftën e Kosovës.

Me datë 29 qershor 1999 ai kishte intervistuar një zyrtar të lartë të NATO-s i cili kishte folur për UÇK-në dhe situatën në Kosovë pas bombardimit të NATO-s.

Sipas gazetarit të Washington POST, zyrtari i lartë i NATO-s i ishte përgjigjur “tha një zyrtar i lartë i NATO-s. Zyrtari tha se rekordi i UÇK-së për respektimin e deritanishëm ishte i mirë. Ai tha se nuk kishte “asnjë dëshmi të përfshirjes së UÇK-së” në një sërë vrasjesh dhe rrëmbimesh të serbëve në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, apo ndonjë përpjekje tjetër të bashkërenduar për të shkelur marrëveshjen.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close