Ngritën çmimet e produkteve ushqimore dhe mjekësore, vezët rriten 6%
Gjatë muajit prill, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur për produktet ushqimore dhe mjekësore, kurse rënie ka pasur në çmimet e derivateve të naftës.
Ndërsa, inflacioni mujor për këtë periudhë ishte minus 0.3 për qind, kurse ai vjetor u rrit për 0.3 për qind.
Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, prill 2020”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
“Inflacioni mujor i matur nga IHÇK ishte minus 0.3 për qind në muajin prill 2020. Indeksi pësoi rënie në një mesatare prej 0.3 për qind në muajin prill 2020, krahasuar me muajin mars 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të perimeve me 1 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal me 9.5 për qind, rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej minus 0.7 për qind në IHÇK. Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te buka dhe drithërat me 0.4 për qind, mishi me 0.3 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 1.8 për qind, pemët me 6.5 për qind, uji, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 0.7 për qind, pijet alkoolike me 1 për qind, produktet mjekësore, aparaturat dhe pajisjet me 1.4 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
Ndërkaq, sipas ASK-së, ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe nuk patën ndonjë ndikim në IHÇK.
“Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2020 me muajin prill 2019 ishte 0.3 për qind. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë për bukën dhe drithërat me 2.1 për qind, mishi me 2.7 për qind, // qumësht, djathë dhe vezë (6.0%); vajra dhe yndyrëra (2.1%); pemë (15.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.2%); produkte të ndryshme ushqimore, kripëra, erëza etj., (3.2%); kafe, çaj dhe kakao (8.6%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.3%); pije alkoolike (1.5%); enë, takëme dhe mjete të ndryshme të kuzhinës (1.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.0%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (5.0%); shërbime ambulatore (7.3%); blerje e automjeteve (1.6%); shërbime hoteliere (2.6%); sigurime (19.2%); ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.0 për qind në IHÇK. Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: perime (-15.6%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-16.0%); rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.7 për qind) në IHÇK”, thotë ASK.
Ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe nuk patën ndonjë ndikim në IHÇK. /Telegrafi/