fbpx
Lajme

Kajtazi: Përjetova dhimbje kur e pashë një spiun të UDB që e akuzojke Thaçin për tradhti

Njohësi i çështjeve të sigurisë z. Fadil Kajtazi i cili është edhe bashkëshorti i Kryetares së Gruas së LDK-së znj. Lirije Kajtazi ka treguar se si është ndjerë keq kur e ka parë një spiun të UDB duke i thënë e akuzuar Thaçin për tradhti.

Postimi i plotë:

Hashim Thaqin e kam njohur qe nga viti 1996, jemi takuar dhe kemi ngrënë dy ose tri dreka; pitalka me nga shtatë qebapa te gjakovari.Që ahtëherë ka qenë oponent i imi politik, që atëher e kemi kritikuar njëri tjerin për veprimet e mosveprimet politike. Pas lufës e kam kritikuar si menaxher të dobët të proceseve, dhe nga kjo prespektivë dhe pozitën në të cilën gjendet zoti Thaqi, nuk dua të them se cili e kemi pasur mirë, unë apo ai.Javën që shkoi përjetova një dhimbje të thellë për Zotin Thaqi dhe për procesin në të cilin ai ishte njëri nga akterët kryesor, dhe nuk u durova pa e bërë këtë reagim.

Kjo dhimbje më erdhi pasi pash një prononcim të një spiuni UDB (saradnik), i cili fyente dhe e akuzonte për tradhëtarë zotin Thaqi. Këtë “saradnik” të cilin UDB-a e bëri patriot, e burgosi, pastaj i pagoi edhe rrugën deri në perendim, e udhëzoi si si të paraqitej para bashkatdhetarëve, si të ngjitej në hierarkine e emigracionit politik, si të dezinformonte dhe të krijonte përqarje te emigracioni jonë politik, dhe si të informonte e të kontaktonte UDB në vendet ku më pak frekuentohen nga shqiptarët (psh kishat).

Tani ky “patriot” sipas udhëzimev të padronëve, nga vitet e tetëdhjeta, në stilin si po e fyen zotin Thaqi, nga pozita “Ilegalës” akuzonte ilegalën tjetër si tradhëtare, nga pozita e LDK, akuzonte LPK si tradhëtare, nga pozita e krahut të luftës akuzonte LDK dhe Ibrahim Rugovën si tradhëtarë, kurse tani nga pozita e ndryshimit zotin Hashim Thaqi.Karierë e bujshe e një spiuni!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close