fbpx
Lajme

Nisin hetimet për ngritjen e çmimeve

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nisur hetimet për të gjithë bizneset dhe kompanitë farmaceutike për ngritjet e çmimeve, pas situatës së krijuar me koronavirus.

Kryetari i këtij institucioni Valon Prestreshi tha se në bazë të hetimeve do të shohin se a ka marrëveshje mes bizneseve dhe furnizuesve për ngritjen e çmimeve.

Ai u shpreh i vendosur se bashkë me pesëmbëdhjetë inspektorët do të angazhohen për t’i parandaluar këto shkelje.

“Autoriteti si institucion i pavarur në kryerjen e detyrave të veta angazhohet që të parandalojmë çfarëdo lloj shkelje të mundshme të konkurrencës në gjithë territorin e Kosovës. Nga ajo që kemi pa në media dhe analiza në terren, kemi parë një fluks të madh të njerëzve që u janë drejtuar dyqaneve të mëdha të shitjes së produkteve ushqimore. P ër këtë arsye autoriteti dëshiron të sigurohet se operatorët tregtarë nuk e keqpërdorin situatën e krijuar për të përfituar nga qytetarët”, tha ai.

Prestreshi tha se pas vlerësimit të të gjitha fakteve do të ndërmarrin vendimet për gjoba.

“Ju njoftoj se inspektorët hetues të Autoritetit të Konkurrencës do të jenë të mobilizuar nga dita e sotme për të kryer hetime në lidhje me këtë rast të ngritur nga qytetarët dhe mediat. Gjatë kësaj fazë autoriteti do të grumbulloj të dhënat e detajuara nga operatorët e tregut dhe institucionet kompetente siç janë doganat, ATK dhe të tjerat para se të merret një vendim për fillimin e procedurës hetimore. Autoriteti do të vlerësojë faktet për shkelje të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës duke kryer sjellje antikonkurruese që do të bënte autoritetin të marrë vendimet e përshtatura me situatën”, tha ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close