Një muaj paraburgim ndaj pesë personave në Gjilan
Gjykata Themelore në Gjilan njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1muaji të pandehurve A.S., A.S., L.S., E.A., E.I.
Të pandehurit, shtetas të Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit dhe Novobërdës, dyshohet se me datë 21.12.2017, pas një mosmarrëveshje paraprake mes vete, kanë shkuar tek Restaurant “Berlini I” dhe në shenjë hakmarrje kanë sulmuar personin A. M., duke e goditur në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit me mjete të forta metalike, më këtë rast i dëmtuari është dashur të marr trajtim në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Me këto veprime të pandehurit, dyshohet kanë kryer disa vepra penale në bashkëveprim: 1) lëndim i rëndë trupor, 2) mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, 3) kanosje dhe 4) posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.