fbpx
Lajme

Nuk i kalon inati që protestuan publikisht, Sveçla po tenton ta përçajë NJSI-në

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me çdo kusht po tenton t’i përçajë pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Kosovës, të njohur në popull si FIT.

Demokracia.com nga burime brenda strukturave të kësaj njësie ka mësuar se Sveçlës nuk po “ i del të keqtit”, që nga koha kur ata dolën haptas në protestë dhe kërkuan që t’u përmirësohen kushtet e punës.Siç përflitet brenda policisë, që nga koha kur për herë të parë policët e njësisë më elitare të Policisë së Kosovës u detyruan të dalin në protestë, Sveçla ka tentuar që t’i përçajë ata në çfarëdo mënyre, porse duket se nuk po i funksionon.

Sveçla thuhet se ka provuar që të ushtroi ndikimin që ka te Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, që të vë në krye të njësisë njerëz të tij të dëgjueshëm. Si tentativë e fundit e tij për t’i përçarë po shihet edhe suspendimi i sotëm i një togeri të kësaj njësie.

Pas protestave është raportuar se Albin Kurti dëshiron që t’ua heq disa nga kompetencat për luftimin e terrorizimit Njësisë Speciale Intervenuese, i cili është njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, i cili kishte shpartalluar edhe terroristët e udhëhequr nga Milan Radojiçiq.

Albanian Post kishte raportuar se kjo kompetencë i ka kaluar një tjetër njësie të pa trajnuar në formë adekuate për t’u marrë me terrorizëm.

Kjo heqje e kompetencave për NjSI-në, të njohur ndryshe edhe si FIT, kishte ardhur pas protestave të këtij grupi dhe shprehjes së pakënaqësive publike me kushtet e punës dhe pagat e ulëta. Kompetencat i janë bartuar një njësie tjetër, asaj të Ndërhyrjes së Shpejtë (NjNSh).

Deri sa pjesëtarët e FIT-it janë trajnuar nga shtete si SHBA-ja, Franca, Turqia e të tjera për luftimin e korrupsionit, asnjë njësi tjetër nuk ka kompetencën dhe ekspertizën e tyre. Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur kryeministrin Kurti të marrë masa ndaj tyre, për shkak të refuzimit për ta ndalur protestën dhe shprehur pakënaqësinë publikisht. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close